LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama justifikohet para FA-ve/ Jo gjithçka që duam është e mundur

8 Dhjetor 2017, 10:07, Aktualitet CNA

I ftuar në ceremoninë e festimit të 105 vjetorit të Forcave të Armatosura, kryeministri Edi Rama, krahas falenderimeve dhe mirënjohjes së shprehur kundrejt Forcave të Armatosura, u shpreh se në 2018 është parashikuar rritje e rrogave për FA-të.

Më tej Rama ka kërkuar mirëkuptimin e gjithkujt se jo gjithçka që duam mund të bëhet kur ne e duam, por kur duhet.

?Duke qenë se ditëlindjen e 105-të, të FA-ve tona ne nuk mundëm ta celebronim në mënyrën tradicionale sepse ishim në krye të detyrën, u mblodhëm sot në ditën e rinisë për të kremtuar këtë ditëlindje e cila nuk mund të kalonte, nën zë. Falë jush, ne ja dolëm që të shpëtojmë të gjithë personat dhe familjet e kërcënuara për jetën dhe ndërkohë të mos lejojmë që asnjë kokë bagëti të humbasë. Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë ato trupa ushtarake për kontributin e dhënë në krye të FA-ve. Është parashikuara rritje e të gjitha pagave të ushtarakëve në 2018. Kjo është dita për të kërkuar mirëkuptim ,për faktin e thjeshtë se gjithçka që duam nuk është e mundur në  momentin që duam, por kur duhet?, ka deklaruar Edi Rama. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga