LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni "Pazari"/ Arrestohet një 25 vjeçar

8 Dhjetor 2017, 09:22, Aktualitet CNA

Është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Policia, autori i dyshuar i 5 vjedhjeve.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, kanë vijuar punën për zbulimin dhe dokumentimin e disa vjedhjeve (kryesisht celularësh e portofolash) të ndodhura në zonën e quajtur “Pazari”, të qytetit të Korçës.

Në këtë kuadër, falë informacioneve të siguruara në rrugë policore, si edhe veprimeve të mirëkoordinuara, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Pazari”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Më datë 07.12.2017, shtetasi i mësipërm është kapur në flagrancë nga shërbimet policore, në lagjen nr 8, duke i vjedhur nga xhepi një celular të markës “Samsung S8”, shtetases B.L, 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit këtij të fundit, iu gjet edhe një aparat celular i markës “HTC”, që rezulton i vjedhur më datë 24.11.2017, në pronësi të shtetases L.Y, 19 vjeçe, banuese në Pogradec, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale të kryera lidhur me këtë rast, dyshohet se N.N, mund të jetë autor edhe i ngjarjeve të ndodhura si më poshtë :

Më datë 18.09.2017, në lagjen nr 9 në Korçë, ku shtetases S.Z, 25 vjeçe, banuese në Vloçisht, i është vjedhur një portofol me 7000 lekë të reja.

Më datë 20.11.2017, në lagjen nr 8, ku shtetases M.B, 21 vjeçe, banuese në Turan, i është vjedhur një aparat celular i markës “Alcatel Pixi”.

Si edhe ngjarjes së ndodhur më datë 05.12.2017, në lagjen nr 2, ku shtetases D.G, 31 vjeçe, banuese në Korçë, i është vjedhur një aparat celulari.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal./CityNews.

 

Lajmet e fundit nga