LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takon princin e Monakos/ Parësor projekti i Sazan-Karaburunit

8 Dhjetor 2017, 12:28, Aktualitet CNA

Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Princin Albert II të Monakos.

Sikurse ka bërë të ditur presidenti Meta, në qendër të diskutimit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve tona, sidomos në çështjet e Mesdheut dhe të ruajtjes së mjedisit, pasi ai shquhet për përkushtimin dhe angazhimin e tij serioz.

Meta pohoi se është rënë dakord në veçanti për projektin e rëndësishëm të Sazan-Karaburunit, të cilin ai u angazhua se do ta vizitojë gjatë vitit të ardhshëm. /CityNews

Lajmet e fundit nga