LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëvizja e dhjetorit/ Mustafaj: Situata në Shqipëri po përkeqësohet

8 Dhjetor 2017, 16:34, Aktualitet CNA

Një nga themeluesit të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, njëherësh ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, i ftuar në studion e televizionit News 24, ka komentuar lëvizjen studentore të dhjetorit, lëvizje kjo që solli rrëzimin e diktaturës dhe vendosjen e pluralizmit politik dhe fjalës së lirë në vend.

Sipas Mustafajt, qytetarët e asaj kohe, përkrahës të demokracisë nuk do ta mendonin se pas 27 viteve demokraci, vendi nuk do të ishte integruar ende në europë. Optimizmi i shqiptarëve në atë kohë ishte shumë i pranishëm, ndërsa sot situata po përkeqësohet.

Ai i është përgjigjur pyetjes së gazetarit, se përse ajo ishte një lëvizje e tillë e vrullshme, teka tha se një dëshirë për të qenë i lirë dhe lëvizur i lirë, nuk mund të kontrollohej. Por pozitiv është fakti se ishte një revolucion i kadifenjtë, pa gjakderdhje e dëme, sikundër ndodhi në Hungari.

Sipas tij Shqipëria dhe shqiptarët kishin qenë në depresion për më shumë se 45 vjet, e kësisoj vrulli dhe dëshira për liri nuk mund të kontrollohej. Ai tha se dëshpërimi i njerëzve pas humbjes së parë të PD-së, u pasqyrua në emigrimet masive të qytetarëve.

Teksa e krahasoi realitetin e viteve 90′ me ato të ditëve të sotme, ish-diplomati u shpreh se situata në vend që të përmirësohej, sa vjen e po përkeqësohet, e për këtë ai tha se duhet një zgjidhje afatgjatë. /CityNews

Lajmet e fundit nga