LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur pritet të protestojë PD-ja?/ Përgjigjet Çollaku

8 Dhjetor 2017, 12:55, Aktualitet CNA

Një një intervistë të dhënë për ?Gazetën Shqiptare?, ish-studenti i lëvizjes dhjetoriste, Kreshnik Çollaku, është shprehur se Partia Demokratike ka një agjendë përkujtimi të ngjarjes, por jo një protestë, pasi nëse kjo do të ndodhte qeveria nuk do të futej më në zyra.

Kjo kohë është shumë e afërt ka thënë ai.

PD ka një axhendë të plotë përkujtimi të ngjarjeve të dhjetorit. Përsa u përket protestave, kam bindjen personale se protestat nuk janë qëllim në vetvete. Protestat nuk mund të shërbejnë as si sfidë për axhenda të ditës politike apo partiake. Nuk jam shumë simpatizant i protestave sensibilizuese apo figurative. Besoj se kur të zbresë opozita e vendit në protestë, nuk ka kthim më mbrapa dhe se nëse opozita zbret në proteste, qeveria nuk mund të kthehet më nëpër zyra, pasi po në atë çast duhet të rrezohet. Mendoj se jemi afër këtij momenti. Kur opozita të zbresë në sheshe, qeveria duhet rrëzohet, ketë lloj proteste preferoj dhe besoj koha e një proteste të tillë është shumë afër?, ka deklaruar Kreshnik Çollaku. /CityNews

Lajmet e fundit nga