LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet në kanal trupi i pajetë i një burri

8 Dhjetor 2017, 18:32, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Skrapar, ku si pasojë e rrëshqitjes, një 76-vjeçar ka rënë në një kanal me ujë dhe ka humbur jetën.

Burimet nga policia e Skraparit bëjnë me dije se viktima është shtetasi me inicialet Ç.L., i cili është gjetur në kanalin e ujit pranë shtëpisë së tij.

Kanë qenë të afërmit e të ndjerit, ata që e kanë gjetur atë të pajetë në kanalin e ujit.

Policia shprehet se nga këqyrja e parë e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe për këtë dyshohet se shkak është bërë rrëshqitja dhe mbytja në ujë. /CityNews

Lajmet e fundit nga