Connect with Us

Facebook ka krijuar Messenger Kids/ Vetëm për fëmijët nën 13 vjeç

Aktualitet

Facebook ka krijuar Messenger Kids/ Vetëm për fëmijët nën 13 vjeç

Publikuar

-

Vjen Messenger Kids, aplikacioni më i ri i Facebook për fëmijë. Tani ata që janë nën 13 vjeç, që normalisht nuk mund të frekuentonin rrjetin social, mund të argëtohen me këtë aplikacion të ri. Por kujdes. Kjo platformë e re nuk kërkon regjistrim të të vegjëlve apo numër celulari. Përdoret nëpërmjet adresës së prindërve.

Emoji, mesazhe dhe video chat tani edhe për më të vegjlit.

Nëna dhe babai do të jenë ata që do të vendosin për përdorimin e Messenger Kids si dhe kontaktet që fëmijët e tyre do të kenë në këtë aplikacion të ri.

LEXO EDHE:  Vazhdojnë talljet në rrjetet sociale me Shukri Xhelilin

Vetëm fëmijët e moshës 13 vjeç e sipër mund të kishin një profil në Facebook ndërsa aplikacioni i ri është thjeshtë një mjet komunikimi dhe jo një Facebook për fëmijët nën këtë moshë.

Rrjeti social tha se kishte parë një nevojë të shtuar për një aplikacion komunikimi me të cilin fëmijët mund të lidhen me njëri-tjetrin por nën kontrollin prindëror./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në autostradën Tiranë-Durrës/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë raportohen vetëm dëme materiale.



“Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Facebook vjen me një risi

LEXO EDHE:  "1 mijë euro, ose ...!/Adoleshenti i vjedh gazetares Facebook dhe e kërcënonn

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Finalizohet “Open Ballkan”/ Zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Publikuar

-

Nga

Finalizohet nisma “Open Balkan”. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim, që është publikuar e detajuar në Fletoren Zyrtare.

Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve mes 3 shteteve, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes  së  mallrave,  me qëllim   eliminimin   e pengesave në tregtinë e ndërsjellë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, 3 shtetet do të reduktojnë kontrollet, formalitetet dhe numrin e dokumenteve të  kërkuara, duke nxitur reduktim të kostove dhe shpejtësi në procedurën e zhdoganimit.

Memorandumi do të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar, ndërsa që në paragrafin e parë theksohet se 3 nismëtarët, do të mbajnë të hapur ftestën për homologët e tyre të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, që të bëhen pjesë të Open Balkan,  për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të rajonit.

LEXO EDHE:  Facebook vjen me një risi

LEXO EDHE:  I humb mushka/ E gjen pas 4 vitesh në Facebook

Objektivat e Memorandumit



a) rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve.

b) thjeshtimi i procedurave në lidhje   me importet,  eksportet  dhe  lëvizjen  e  mallrave.

c) shkëmbimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve të doganave dhe autoriteteve të tjera.

d) promovimi, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së ndërsjellë, i zhvillimit harmoni të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve.

e) eliminimi gradualisht i pengesave në tregtinë e mallrave.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Misteri i tragjedisë së familjes ruse/ Grupi hetimor ngre dyshimet për vrasje

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Shkaku i tragjedisë së familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej tyre, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet ende një mister.

Policia fillimisht dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet doli se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri. Ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e saunës rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të sillnin asfiksinë.

Sipas raportimeve, kjo gjë ka shtuar dyshimet tek grupi hetimor se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

LEXO EDHE:  Horrori me tetë të vrarë/ Autori ekzekutoi viktimat dhe më pasi i filmoi

LEXO EDHE:  Seks live në Facebook/Ja sa njerëz e panë për 4 minuta



Familja ruse ka hyrë që të dielën në territorin shqiptar, nënëprmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainese.

Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër, ku kanë konsumuar drekën dhe në kthim mësohet se kanë ndaluar disa minuta në Librazhd për nevojat personale.

Kujtojmë se viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE