LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

8 Dhjetori, Dita e Rinisë/ 27-vjet nga vendosja e pluralizmit në Shqipëri

8 Dhjetor 2017, 09:12, Aktualitet CNA

Sot është Dita kombëtare e Rinisë, një ditë që shënon dhe 27-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit ?Studenti?, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen ?E duam Shqipërinë si gjithë Europa?, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Studentët protestues të dhjetorit ?90 kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë.

Lajmet e fundit nga