LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Shorti për anëtarët e KED, antikushtetues

7 Dhjetor 2017, 12:50, Aktualitet CNA

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar në lidhje me hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED është në kundërshtim më Kushtetutën dhe me të gjitha kriteret që parashiko ligji.

Luan Rama thekson se mes të zgjedhurve ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë.

Sipas tij, Reforma në drejtësi është e kompromentuar.

Postimi i plotë:

Shorti për zgjedhjen e Këshillit
të Emërimeve në Drejtësi
(KED) – SKANDAL:

Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi, në kundërshtim me kriteret që parashikon ligji!
Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë!
Reforma në Drejtësi e kompromentuar!/ CityNews

Lajmet e fundit nga