LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikohet për ditët në vazhdim

7 Dhjetor 2017, 07:37, Aktualitet CNA

Ditën e sotme moti vijon të jetë i kthjellët në gjithë Shqipërinë, ndërsa të premten vranësira të shpeshta do të shfaqen në gjithë vendin.

Në mbrëmje vranësirat mbulojnë të gjithë vendin ndërsa reshje priten në zonat veriore por e shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira thuajse në gjithë vendin, më të dendura në veri si dhe reshje dëbore pritet të bien në zonat malore.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë dhe graduale gjatë mëngjeseve vijuese përfshirë edhe të shtunën ndërsa rritje më e ndjeshme pritet gjatë orëve të mesditës. Një rënie e theksuar e temperaturave parashikohet mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës./ CityNews

Lajmet e fundit nga