LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta i jep dekoratën "Nënë Tereza", Sylviane Muselier

7 Dhjetor 2017, 20:26, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës Ilir meta, gjatë vizitës zyrtare në Francë, i ka dhënë Sylviane Muselier, dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, për kontributin e saj në ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë dhe spitalet në Shqipëri.

Këtë fakt, Meta e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet:

“Ishte jo vetëm një detyrim institucional por edhe një nder i veçantë t’i dorëzoja sot në Marsejë, Sylviane Muselier, një zonje të jashtëzakonshme Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, për kontributin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë.”

Në vlerësimin e tij për Muselier, Meta thotë: “Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencës, edhe e paqes, edhe republikane, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra. Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtepi të shqiptarëve.”, ndërsa shton se, “Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët.” /CityNews

Lajmet e fundit nga