Connect with Us

Çfarë i bën të veçantë personat e lindur në dhjetor?

Aktualitet

Çfarë i bën të veçantë personat e lindur në dhjetor?

Publikuar

-

/

Personat e lindur në këtë muaj në horoskop janë Shigjetarët dhe Bricjapët, guri i tyre i lindjes është guri i çmuar bruz, ndërkaq lulja narcis.

Dhjetori është njëri ndër muajt më të ftohtë të vitit, por për shumicën edhe më argëtuesi.

Një hulumtim ka treguar që ata janë më të qetë dhe më të disiplinuar në fëmijëri. Guri i tyre i lindjes është bruzi (tirkizi), i cili konsiderohet ndër më të vjetrit në histori.

Është i njohur si simbol i diturisë dhe i mbrojtjes, ndërsa, sipas besimeve të shumta, sjell forcë dhe fat.

Lulja e lindjes e personave të cilët kanë lindur në dhjetor është narcisi.

Personat e lindur në këtë muaj ndahen në katër grupe, ndërkaq këto janë kuptimet e secilit nga ata.

Nga 1 deri më 8 dhjetor

Janë të qëndrueshëm ndaj vështirësive. Shtyllat e jetës së tyre janë konsekuenca dhe stabiliteti. Disave, në shikim të parë, u duken paksa arrogantë, mirëpo në të vërtetë janë përplot vetëbesim të shëndetshëm për shkak të të cilit njerëzit emocionalisht më të dobët i përjetojnë si të rrëmbyeshëm.

Kanë vullnet të fortë dhe i karakterizon guximi. Janë shumë të shoqërueshëm dhe dëshirojnë të jenë mes njerëzve. Nga 9 deri më 15 dhjetor

Nëse ju nevojitet dikush për bisedë konstruktive apo për t’i qarë hallet, personat e lindur në këtë periudhë, me siguri do t’ju ndihmojnë. Janë të shkëlqyeshëm në dhënie të këshillave, të fuqishëm dhe pa probleme gjenden kur përballen me ndonjë pengesë jetësore. Janë të aftë në zgjidhjen e problemeve, si të vetat ashtu edhe të të tjerëve.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 12 maj 2018

Janë të shkëlqyeshëm dhe të përkushtuar në realizimin e qëllimeve të tyre.

Nga 16 deri më 22 dhjetor

Këta persona sikur janë të lindur nën yllin e fatit. Ata janë individë të pavarur, të cilët besojnë në lirinë dhe jetojnë jetën sipas rregullave të veta, duke mos u marrë me mendimet e njerëzve të tjerë. Janë shumë mendjemprehtë dhe gjenden shkëlqyeshëm në punët të cilat nga ata kërkojnë përqendrim të mirë.

Kanë të zhvilluar kuptimin për modën dhe për kombinimet e këndshme të veshjeve gjithmonë joshin vëmendje.

Nga 23 deri më 31 dhjetor

Nuk do të hasni persona më optimistë se ata të lindur në këtë periudhë. Janë shumë emocionalë dhe të shoqërueshëm, ndërkaq kombinimi i këtillë rezulton me përkushtimin e madh ndaj familjes dhe miqve. Kur është fjala për miqësi, janë shumë të kujdesshëm dhe nuk i lejojnë lehtë njerëzit e rinj në rrethin e tyre të vogël dhe të afërt, mirëpo kur këtë e lejojnë, do të thotë që keni fituar besimin e tyre.

Janë kreativë dhe përplot ide të shkëlqyeshme. Ata i adhurojnë udhëtimet dhe shfrytëzojnë çdo rast që të shkojnë diku, madje edhe për një ditë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Remontet në linjat elektrike/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë në këta zona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje energjie ditën e nesërme.

Sipas njoftimit ndërprerje do të ketë gjatë intervalit kohor 10:00-14:00, në zonat e mëposhtme:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 19 janar



Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 19 janar gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të kryhen punime në NST Ibë. Pa energji mbeten këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Horoskopi e martë 4 prill 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 31 dhjetor 2021

Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, Krrabë, Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gratë, paqja dhe siguria prioriteti kryesor i Shqipërisë”/ Xhaçka mban fjalimin e parë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB ka mbajtur fjalën e saj, duke adresuar çështjet më të rëndësishme.

Gjatë fjalës së saj Xhaçka u shpreh se gratë, paqja dhe siguria, janë prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme.

Fjala e plotë e ministres Olta Xhaçka:

Zonja Presidente, është një nder i madh për mua që të jem Ministrja e Parë e Jashtme Shqiptare, që adresoj Këshillin e Sigurimit si anëtar jo i përhershëm i këtij organi të rëndësishëm. Por ajo që e bën këtë rast dhe më të veçantë për mua dhe vendin tim është çështja që po adresojmë sot: Gratë, Paqja dhe Siguria, një çështje që është prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme.

Dua të falenderoj kolegen Norvegjeze dhe Presidencën e Norvegjisë për këtë mundësi. Gjithashtu dua të falenderoj Komisioneren e Lartë Bachelet për fjalën e saj. E njoh angazhimin e saj personal për këtë kauzë. Gjithashtu dua të falenderoj Ms. Yaftali dhe Ms. Asoka për perspektivat nga terreni që ishin veçanërisht shumë informuese.

Kam punuar për këtë agjendë për disa kohë tanimë si politikane, por gjithashtu edhe si aktiviste për të drejtat e grave. Dhe gjatë gjithë këtyre viteve një mendim më ka shoqëruar në mënyrë konstante: Si është e mundur që gratë duhet akoma të luftojnë për diçka kaq elementare si barazia, e për të njëjtat të drejta si burrat që janë gjysma tjetër e popullsisë?

Është e ndërlikuar, që edhe në kohën ku jetojmë barazia e të drejtave, e përfaqësimit, edukimit dhe mundësive nuk janë të mirëqena nëse je grua. E për më tepër edhe e drejta për të marrë pjesë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë nuk merret si e mirëqenë nëse je grua. Është një e vërtetë e trishtuar e historisë, por është gjithashtu një e vërtetë e trishtuar e ditëve dhe epokës tonë që ndërsa burrat aktualisht shkaktojnë pjesën më të madhe të luftimeve, gratë shpesh mbajnë peshën kryesore të tyre.

Nuk e them këtë si një slogan klishe. E them si një mësim që ne shqiptarët e kemi nxjerrë nga historia jonë. E pamë këtë në Kosovë. Gratë u lanë pas për t’u kujdesur për familjet e tyre, gratë u lanë pas për të mbledhur pjesët e mbetura.  Gratë përdhunoheshin, torturoheshin dhe vriteshin si shënjestra të qëllimshme të një fushate kriminale të spastrimit etnik.

Dhe këtë e shikojmë në të gjitha konfliktet kudo në botë nga Afganistani në Jemen, nga Mianmar në Etiopi, në Siri ose përndjekja që iu bëhet aktivistëve në Bjellorusi.

Aktivistet gra përballen me kërcënime dhe rreziqe, ku përfshihen ndalimet arbitrare, rrëmbimet e zhdukjet nga autoritetet qeveritare, madje edhe vrasje nga autoritetet qeveritare, jo vetëm për shkak të rreziqeve të zakonshme që vijnë me aktivitete e tilla në zonat e konfliktit, por edhe për faktin që janë gra.

E megjithatë, unë e di se ka rezistencë që gratë të luajnë rol në mënyrën se si arrihet paqja. Se si zgjidhen konfliktet.



LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 12 maj 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 31 dhjetor 2021

30 vjet më parë, kur vendi im filloi rrugën e tij të gjatë dhe të vështirë drejt rindërtimit nga dekada izolimi dhe rrënimi nën një regjim jashtëzakonisht radikal komunist, ne bëmë të njëjtin gabim. I mohuam gruas rolin në rindërtim, në pajtim, në procesin e hedhjes së themeleve të Shqipërisë tonë të re. Ne kemi paguar për atë gabim. Por edhe kemi mësuar prej tij.

Jam krenare që barazia gjinore është një prioritet i lartë për Qeverinë Shqiptare, jo vetëm me fjalë dhe politika, por edhe me veprime e arritje konkrete. Shqipëria renditet aktualisht ndër 5 qeveritë e para me barazi gjinore të balancuar, me 75% të posteve ministrore të mbajtura nga gratë. Një përqindje e ngjashme e posteve ekzekutive të nivelit të lartë dhe të mesëm, si dhe disa nga postet kryesore më të larta publike – duke përfshirë institucionet e pavarura, agjensitë, departamentet në fusha kyçe të shtetit – mbahen nga gratë.

Ne kemi përfituar. I gjithë vendi ka përfituar.

Kjo është arsyeja pse ne vendosëm ta bëjmë Gratë, Paqen dhe Sigurinë prioritetin tonë kryesor. Në këtë frymë, ne iu bashkuam Norvegjisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Nigerit, në Deklaratën e Angazhimeve të Përbashkëta për ta bërë Gratë, Paqen dhe Sigurinë prioritetin kryesor gjatë Presidencave tona në KS.

Megjithatë, ne e dimë se pjesëmarrja dhe mbrojtja ecin paralelisht. Për këtë arsye unë do të doja të përqendrohesha në 4 pika kryesore:

Së pari, të mbështesim dhe të vëmë në dispozicion burime për organizatat relevante të OKB-së për të ofruar të gjithë mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme për gratë aktiviste të të drejtave të njeriut, paqendërtueset dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë në rrezik, duke përfshirë ato që kanë informuar Këshillin e Sigurimit ose janë angazhuar në cilësi të tjera me sistemin e OKB-së.

Së dyti, të krijojmë mekanizma financimi fleksibël të afta për të vepruar shpejt dhe për t’u përgjigjur me shpejtësi kur gratë lidere përballen me kërcënime dhe akte ndëshkimore – Krijimi i Dritares së Financimit për Gratë Aktiviste të të Drejtave të Njeriut më herët sot është një zhvillim pozitiv dhe Shqipëria do të japë kontributin e saj për fondin.

Së treti të rrisim fondet për organizatat dhe lëvizjet për të drejtat e grave dhe për organizatat e lëvizjet e te drejtave të grave të udhëhequra nga gratë, në zonat delikate dhe të prekura nga konflikti.

Së katërti, të rrisim llogaridhëniën në lidhje me gratë, paqen dhe sigurinë duke pasur një qasje me tolerancë zero ndaj akteve hakmarrëse kundër grave aktiviste dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Këshilli duhet të luajë një rol thelbësor në këtë drejtim. Një rol vendimtar. Nuk mund të ketë paqe pa gratë dhe do të ishte e pafalshme të përjashtohej gjysma e njerëzimit nga përpjekjet që synojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Faleminderit!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka rregullore që na përjashton”/ Noka: Balla, zëdhënësi i Bashës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për media, Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në Parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.



Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE