LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhje në Universitetin e Tiranës/ Kush do të zëvendësojë Valentina Dukën dhe Shezai Rrokajn?

6 Dhjetor 2017, 17:58, Aktualitet CNA

Universiteti i Tiranës do të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhje për disa pozicione vakante në këtë institucion të dijes.

Posti i dekanit të Fakultetit të Filologjisë, që mbahej nga Valentina Duka, tashmë deputete e Partisë Demokratike, do të shohë në garë dy profesorë, përkatësisht Prof.Dr. Aljula Jubanin dhe Prof. Dr. Sabri Laçin. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 3 mijë studentë, ndërsa post vakant ka mbetur edhe ai i zv.Rektorit, pasi Shezai Rrokaj, i cili është zgjedhur deputet i LSI-së, për Vlorën.

Po ashtu mësohet se pritet të zgjidhen edhe disa shefa departamentesh, pasi pozicionet kanë mbetur të lira nga dalja në pension e mbajtësve të mëparshëm, apo dhënies së dorëheqjes. /CityNews

Lajmet e fundit nga