LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkollat e përmbytura/ Vokshi ka 12 pyetje për ministren Nikolla

6 Dhjetor 2017, 16:41, Aktualitet CNA

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi, i kërkoi Ministres Lindita Nikolla të japë informacion të detajuar e të bëjë publike situatën e shkollave të përmbytura, sa është numri i fëmijëve që sot e kanë të pamundur të vazhdojnë mësimin dhe cilat janë nevojat e tyre në tekste e mjete shkollore, dhe cila është përgjegjësia e ministres për Arsimin Parashkollor.

Shqetësimin e saj, Vokshi e bëri publik edhe në rrjetet sociale, pasi njoftimi i Ministrisë flet për 27 shkolla, ku akoma nuk ka nisur mësimi, por nuk jep asnjë informacion tjetër për gjendjen e tyre, edhe pse Lindita Nikolla është anëtare e Komitetit për Emergjencat Civile.

Vokshi thotë se ministrja duhet ta thyejë heshtjen, si dhe t?u përgjigjet disa pyetjeve, për të cilat i detyrohet publikut.

Pyetjet e Albana Vokshit janë:

Në çfarë shkalle janë dëmtuar 27 institucionet arsimore ne vend? Cila është përgjegjësia e Ministrisë se Arsimit ndaj arsimit parashkollor? Si është situata e shkollave në të cilat nuk ka filluar mësimi? Sa prej tyre mund të riparohen, sa prej tyre kërkojnë rikonstruksion të plotë dhe ne sa prej tyre është i pamundur rifillimi i procesit mësimor për shkak të dëmeve të mëdha të pësuara?

Sa fëmijë të arsimit parauniversitar, kanë nevojë për tekste shkollore dhe mjetet mësimore prej familjeve që janë dëmtuar rëndë? Sa është parashikuar kosto për këto nevoja?

A ka një shifër të saktë ministria kur do të pajisen këta fëmijë me tekste dhe mjete mësimore bazë për vijimin normal të vitit shkollor 2017-2018?

A kemi shifra të përditësuar në lidhje me këtë situatë?

Sa prej shkollave rrezikojnë të mbyllen për shkak të rreshjeve të dëborës dhe shiut që priten të fillojnë në këtë fundjavë?

Sa kohë do të marrë riparimi i këtyre institucioneve dhe a mund te rihapen ato për këtë vit shkollor?

Si mendohet të realizohet përmbushja e detyrimeve të planit mesimor edukativ në këto institucione (pra a ka nje plan masash se kur do te zëvendësoni orët e humbura të mësimit)

Përse ministria anullon mësimin në mbarë vendin dhe atje ku nuk ka rrezik për “përmbytje” të mëdha dhe mësimi mund të vijojë normalisht? A është kjo paaftësi e qeverisë për përballimin e situatave “të tilla të renda”, apo as nuk ka menduar për masa paraprake për situata të tilla të quajtura të jashtëzakonshme?

Lajmet e fundit nga