Connect with Us

Presidenti Trump njeh Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit

Aktualitet

Presidenti Trump njeh Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit

Publikuar

-

Presidenti Donald Trump ka njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe do të zhvendosin një ambasadë amerikane në Tel Aviv.

 

Papa Françesku shprehu “shqetësimin e thellë” për këtë lëvizje, ndërsa Turqia bëri thirrje për një takim të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik për të koordinuar një reagim.

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk e përmendi këtë çështje në një dalje publike të mërkurën.
Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson tha se vendi i tij nuk ka plane ta zhvendosë ambasadën në Tel Aviv.

“Ne i shohim këto njoftimet me shqetësim sepse ne mendojmë se Jeruzalemi natyrisht duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare mes izraelitëve dhe palestinezëve, një marrëveshje që ne duam të arrihet”, tha zoti Johnson.

Shtetet arabe dhe myslimane kanë paralajmëruar se çdo vendim për të zhvendosur ambasadën amerikane mund të ndezë tensionet në rajon dhe të shkatërrojë përpjekjet amerikane për të arritur një marrëveshje paqeje arabo-izraelite.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti thjesht po njeh një realitet historic dhe modern.
Para njoftimit, Presidenti Trump u telefonoi pesë udhëheqësve ë Lindjes së Mesme të martën, për t’i informuar për vendimin: kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas, mbretin jordanez Abdullah, ëresidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe mbretin saudit, Salman Bin Abdulaziz Al Saud.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, nuk jepte shumë detaje për bisedat përveçse “udhëheqësit diskutuan gjithashtu vendime të mundshme përsa i takon Jeruzalemit”.

Aty shtohej se zoti Trump rikonfirmonte angazhimin për të çuar përpara bisedimet izrealite-palestineze të paqes dhe rëndësinë e mbështetjes së atyre bisedimeve.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë të martën në mbrëmje se zoti Trump e njeh Jeruzalemin jo vetëm si kryeqytetin historik të popullit hebre, por ka qenë vendndodhja e qeverisë izraelite që nga themelimi i Izraelit modern në vitin 1948.

Zyrtarët thonë se presidenti do të urdhërojë Departamentin e Shtetit që të fillojë të bëjë plane për të zhvendosur ambasadën amerikane atje nga Tel Avivi. Ata thonë se procesi do të zgjasë disa vjet, përfshirë gjetjen e vendit, sigurimin e fondeve dhe ndërtimin e një godine të re. Deri atëherë, zoti Trump do të nënshkruajë një dokument për shtyrjen e zhvendosjes, një veprim që bëhet në mënyrë të rregullt nga një president amerikan.

Sipas një ligji të nënshkruar nga Presidenti Bill Clinton në vitin 1995, ambasada duhet të zhvendoset në Jeruzalem, nëse presidenti nuk nënshkruan një dokument çdo gjashtë muaj, sipas së cilit kjo zhvendosje do të rrezikonte sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Çdo president që nga presidenti Clinton deri tek presidenti Trump, e ka nënshkruar këtë dokument.

“Shtetet e Bashkuara kanë me qera një hapësirë toke në Jeruzalemin Perëndimor për të cilën paguajnë një dollar në vit. Por do të duhej të bëhej një punë e jashtazakonshme jo vetëm përsa i takon ndërtimit, por edhe për lëvizjen e njerëzve dhe objekteve nga Tel Avivi”, i tha Zërit të Amerikës, Michael Fischbach, profesor historie i Universitetit “Randolph-Macon”.

Dennis Ross ishte zyrtari kryesor amerikan për procesin e paqes së Lindjes së Mesme, për tre president dhe ka punuar me izraelitë dhe palestinezë për të arritur marrëveshjen kalimtare të vitit 1995. Ai tha të martën se zoti Trump duket se po lë hapësirë të konsiderueshme si për izraelitët, ashtu edhe arabët, për të manovruar në ambjentin e ri.

LEXO EDHE:  A do të ketë një vaksinë para zgjedhjeve në SHBA?

“Është shumë e rëndësishme që presidenti të krijojë mekanizma të mjaftueshëm që miqtë tanë të jenë të bindur se kjo nuk ndryshon aftësinë e palestinezëve, arabëve që kanë prirjen ta shohin Jeruzalemin jo vetëm si çështje palestineze, por edhe rajonale, që pozicioni i tyre, shqetësimi i tyre, pretendimi i tyre, vazhdon të jetë pjesë e procesit të negociatave dhe se nuk po sabotohet. Për mua kjo është pjesa kyçe”, tha zoti Ross në një takim me gazetarët.

Disa zyrtarë në Uashington kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e një reagimi të dhunshëm kundër interesave izraelite dhe amerikane në rajon.

E pyetur nëse Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson është dakord me këtë vendim që mund t’i vendosë qytetarët dhe trupat amerikane në Lindjen e Mesme në rrezik, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha se sekretari “Ia ka bërë qëndrimet e tij të qarta Shtëpisë së Bardhë, dhe mendoj edhe Departamenti i Mbrojtjes. Por në fund të fundit i takon presidentit vendimi përfundimtar”.

Konsullata e Përgjithshme amerikane po vendos kufizime për udhëtimet personale të punonjësve të qeverisë amerikane dhe familjet e tyre në Qytetin e Lashtë të Jeruzalemit dhe Bregun Perëndimor, përfshirë Betlehemin dhe Xherikon, mes thirrjeve të shumta për demonstrata.

Edhe ambasadat amerikane në gjithë botën janë urdhëruar që të rrisin masat e sigurisë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se me njohjen e Jeruzalemit, si kryeqytet të Izraelit, zoti Trump po përmbush një premtim madhor të fushatës. Ata thonë se vendndodhja fizike e ambasadës amerikane, nuk është pengesë për negociatat për një marrëveshjeje përfundimtare paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Izraeli mori kontrollin e Jeruzalemit në Luftën Gjashtëditëshe të vitit 1967. Më pas e aneksoi Jeruzalemin Lindor. Izaeli ka thënë gjithmonë se një Jerzalem i pandarë është kryeqyteti i përjetshëm I tij. Palestinezët duan që Jeruzalemi Lindor të jetë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm. Në Jeruzalem ndodhet Xhamia Al Aqsa, objekti i tretë më i shenjtë i Islamit. Për hebrenjtë është Tempulli Mount, vendi më i shenjtë.

Zyrtari i lartë palestinez, Nabil Shaath tha se zoti Trump nuk do të shihet më si një negociator i besueshëm. “Autoriteti palestinez nuk e pranon dhunën, por mund të mos jetë në gjendje t’i kontrollojë rrugët dhe të parandalojë një kryengritje të tretë palestineze”, tha ai, duke folur në arabisht.

Gerald Feierstein, drejtor i çështjeve të Gjirit dhe marrëdhënieve qeveritare në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington, tha se se sa zemërim mund të shkaktojë ky njoftime, do të varet kryesisht nga mënyra se si e paraqet zoti Trump çështjen.

“Nëse ajo që thotë ai perceptohet ose është me të vërtetë një njohje e gjithë Jeruzalemit, si kryeqytet i Izraelit dhe ai nuk i përmbahet më qëndrimit ndërkombëtar se Jeruzalemi duhet të ndahet dhe se Jeruzalemi Lindor do të jetë kryeqyteti i shtetit palestinez, kur të arrihet marrëbeshja , atëherë kjo do të ketë një efekt shumë negative në procesin e paqes”, tha ai. “Pra djalli është tek detajet përsa i takon efektit të këtij njoftimi”. /VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Publikuar

-

Nga

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Avokati Spartak Ngjela shkruan se Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe sipas tij, tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan.

Sipas Ngjelës, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Gjithashtu avokati shkruan se kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme në favor të Shqipërisë.

Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë.

Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

CDU/CSU: “Program për stabilitetin dhe rigjenerimin”

Publikuar

-

Nga

Një program pas epokës së Merkelit: Gati 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, partitë qeverisëse aktuale, CDU/CSU paraqitën programin zgjedhor mes ndryshimit dhe vazhdimësisë.

“Gjermania është një shtet i fuqishëm.” Me këto fjalë hapet programi i përbashkët zgjedhor i partisë Kristiandemokrate, CDU dhe asaj Kristiansociale, CSU para zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator. Në titull flitet për “programin e stabilitetit dhe rigjenerimit”. Markus Söder, kreu i CSU u shpreh, se “ky nuk është çfarëdolloj programi, por program për qeverisje”. Söder dhe kreu i CDU-së, Armin Laschet, të cilët u grindën ashpër me javë për kandidaturën për kancelar, e paraqitën në harmoni programin në Berlin të hënën (21.06). Madje disa herë Markus Söder e lëvdoi Armin Laschet.

Pas Merkelit

Bëhet fjalë për një program pas epokës së kancelares Merkel. Kryetarja për vite me radhë e CDU-së, që pas 16 vitesh largohet nga parlamenti, përmendet në këtë program me emër, por kur përmendet historia. “Me europianë të bindur si Konrad Adenauar, Helmu Kohl, Franz-Josef Strauß, Theo Waigel dhe Angela Merkel ne kemi formësuar bashkimin europian.”

Në 139 faqe partitë konservatore theksojnë vazhdimësinë e politikës së deritanishme, por edhe ndryshimet. Ato nuk duan rritje tatimesh, parashikojnë madje lehtësime për qytetarët. Kreu i CDU-së Armin Laschet u shpreh, se njerëzit presin një “hov modernizimi për Gjermaninë”. “Ne duam të jemi liderë në drejtim të teknologjive të reja.” Pikërisht këtij hovi duan t’i japin formë partitë e Unionit.

Digjitalizimi – Nocioni që bie në sy

Për të kuptuar prioritetet e programit të ndihmon kërkimi me nocione të ndryshme; kështu psh. nocioni “digjital” shfaqet në kontekste të ndryshme 196 herë, deri në “Ministrinë e Digjitalizimit” të përmendur dy herë. Nocioni “modern” shfaqet 112 herë në program, ai “social” 94 herë, “me drejtësi” 34 herë.

Më shumë punë dhe ekonomi se klima dhe familje

Përmes kësaj forme kërkimi mund të kuptosh, se tema e klimës nuk është dominuese. Më shpesh se nocioni “klimë” 91 herë, gjenden nocione të tjera si, “puna” 262 herë apo “ekonomia” 201 herë, “Europa” gjendet 138 herë, e më pak nocioni “familje”, 70 herë.

Unioni pranon objektivin final: Gjermania duhet të bëhet vend neutral në drejtim të klimës deri në vitin 2045. CDU/CSU dëshirojnë të zgjerojnë tregtimin e certifikatave të emetimit të CO2-it, por në program nuk përmendet ndonjë çmim konkret për certifikata të tilla. Laschet bëri fjalë për “mbrojtjen konsekuente të klimës me fuqi ekonomike dhe siguri sociale.”

Një e pesta e programit i kushtohet aspekteve të politikës së jashtme, globalisht e në nivel europian. Duke iu referuar Kinës dhe rreziqeve për të drejtën ndërkombëtare bëhet fjalë për “ndërrim epokash në nivel botëror”. Partitë CDU/CSU duan një “arkitekturë sigurie” strategjike të koordinuar më mirë dhe “aleancë të demokracive”. Ndër të tjera flitet edhe për partneritetin transatlantik dhe zgjerimin e ndjeshëm të shkëmbimit me SHBA në “nivel shoqëror”, për NATO-n si “bashkësi vlerash dhe aleancë të sigurisë”, për lidhjen me Izraelin.

Më shumë Europë

Duke iu referuar Europës, Unioni CDU/CSU kërkon “më shumë Europë në politikën botërore” dhe përmend edhe njeherë vendin e përhershëm në Këshillin e Sigurmit të OKB. Edhe në shtjellimet për çështjen e Europës përmendet tema e klimës dhe qëndrueshmëria, por ky është një aspekt ndër mjaft të tjerë. Më me hollësi në rubrikën Europë flitet për temën e migracionit, ku kërkohet që ai të kontrollohet me “efektivitet” si edhe  reformim i thellë i politikës së azilit dhe refugjatëve.

 Pak Bavari për Bavarezët

Si në programet e mëparshme elektorale, edhe në këtë program, partia e vogël CSU, në fakt një parti rajonale bavareze dëshiron të miratojë krahas programit të Unionit edhe një “plan të Bavarisë”. Por këtu nuk bëhet fjalë për “kundërshti”, tha Söder, por për “përthellime” dhe “shtojca”. CSU në temën tradicionale të pensionit për nënat kërkon të shkojë më larg se CDU, marrjen në konsideratë edhe të fëmijëve të lindur para vitit 1992. Përfaqësuesit kryesorë të CDU/CSU në prezantimin e programit ishin luftarakë. “Ne do ta tundim Gjermaninë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Markus Blume. Kurse kreu i CSU, Markus Söder bëri të qartë, se kundër cilës parti drejtohet fjala e tij. “Gjermanët nuk u besojnë Të Gjelbërve postin e kancelarit”, tha ai. Të Gjelbrit kanë “shumë ide, por pak përvojë.”/DW

 

LEXO TE PLOTE