LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ Prishet sistemi i recetave elektronike, pacientët i blejnë barnat nga xhepi

6 Dhjetor 2017, 21:53, Aktualitet CNA

Rreth 10 muaj më parë, qeveria lançoi një nga arritjet në sistemin shëndetësor; recetat elektronike. Sistemi bëhej për të kontrolluar të gjithë procesin, deri në marrjen e barnave në farmaci. Projekti nisi pas skandalit me barnat e rimbursueshme, ku dhjetëra farmaci falsifikonin recetat e mjekut, duke marrë nga buxheti i shtetit miliarda lekë.

Megjithëse ishte fundi i muajit, pacientët largoheshin nga poliklinikat pa marrë më parë shërbimin. Në mungesë të kësaj recete, pacientët nuk shkojnë dot të marrin barnat e rimbursueshme te mjeku. Dhe, pasoja ekonomike bie pikërisht mbi ta. Ndërkohë, ditën e hënë (4 dhjetor) Fiksi shkon edhe në disa poliklinika të tjera, për të parë nëse sistemi ka filluar të punojë. Pacientët thanë se po largohen nga këto qendra, pasi mjekët nuk u kanë plotësuar recetën elektronike, pasi nuk punonte sistemi.

Sipas pikërisht këtij sistemi, receta elektronike e lejon mjekun të krijojë dhe të transmetojë në mënyrë elektronike një recetë, si dhe farmacistin të ekzekutojë në mënyrë elektronike recetën. Por, në mungesë të kësaj procedure, pacientët janë detyruar që barnat t?i blejnë me paratë e tyre, të cilat më pas nuk mund të rimbursohen nga shteti.

Lajmet e fundit nga