LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Angelina Jolie zbulon përpjekjet për të shpëtuar martesën me Brad Pitt

6 Dhjetor 2017, 00:15, Aktualitet CNA

Ajo bëri kërkesën për divorc nga burri i saj në shtator 2016 pas 12 vitesh së bashku.

Dhe tani Angelina Jolie, ka zbuluar se ajo mendonte se duke punuar me ish-badhkëshortin e saj Brad Pitt, në filmin e 2015-ës  ?By the Sea? do t’i ndihmonte ata të komunikonin më mirë si çift.

Aktorja drejtoi filmin e dramës martesore dy vjet më parë dhe pranoi se ajo mendonte se kjo mund të kishte pasur një ndikim pozitiv në marrëdhënien e tyre duke punuar së bashku në një projekt të madh.

Duke folur për Podcast Awards Reporter të Hollywood Reporter, ajo tha: “Ne u takuam teksa punonim së bashku dhe kemi punuar së bashku mjaft mirë … Doja që ne të bënim një punë serioze të dy…Mendova se do të ishte një mënyrë e mirë që ne të komunikonim.?

‘Në disa mënyra ishte, dhe në disa mënyra mësuam disa gjëra. Por ka pasur një tronditje ndoshta gjatë asaj situate që vazhdoi dhe nuk ishte për shkak të filmit.

Çifti – të cilët së bashku kanë gjashtë fëmijë, u takuan gjatë filmimit të Z. dhe Znj. Smith në vitin 2005 dhe Jolie sinqerisht shpjegoi se si ajo kishte pasur vështirësi në martesën e saj me Pitt një dekadë pasi ata nisën romancën e tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga