Connect with Us

Analiza në PD-në e Vlorës/ “Kryqëzohen” Basha dhe deputetët

Aktualitet

Analiza në PD-në e Vlorës/ “Kryqëzohen” Basha dhe deputetët

Publikuar

-

Partia Demokratike e Vlorës ka zhvilluar dje mbledhjen përmbyllëse pas “analizës” për humbjen në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Ajo që ka rënë në sy është fakti se në mbledhje merrte pjesë më pak se gjysma e kryesisë së degës si dhe ishte bojkotuar nga një pjesë e të deleguarve dhe kandidatëve për deputetë.

Megjithëse pjesëmarrja nuk ka qënë e madhe, kjo mbledhje ka pasur debate të forta dhe qëndrime mjaft të ashpra.

Analiza është nisur fiktive dhe ashtu ka bitisur në Vlorë. I deleguari Edvin Kulluri nuk ka qënë i pranishëm në mbledhje. Gjithashtu atë e kanë braktisur edhe kandidatët për deputetë Arben Ristani dhe Dashamir Tahiri.

Bojkot ky që ka filluar me analizat në seksione apo grup seksione, ku përtej pjesëmarrjes minimale ka pasur qëndrime të forta kundër Lulzim Bashës, listës së tij të kandidatëve në Vlorë, si dhe mënyrës së organizimit të fushatës elektorale.

Në mbledhje shumë nga anëtarët e kryesisë kanë theksuar se lista Basha ishte një tradhëti ndaj demokratëve vlonjatë, dhe fushata një pabesi ndaj tyre. Megjithëse të pranishëm në mbledhje, dy deputetët e vlorës Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj nuk kanë thënë asnjë fjalë por kanë heshtur. Deputetët e qarkut të Vlorës, të vendosur në listë nga Lulzim Basha, shpesh janë akuzuar se nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, dhe janë vendosur në lista duke paguar për të qënë pjesë e tyre.

LEXO EDHE:  Çim Peka i “përgjon” telefonin Bashës/ Zbulon bisedën me Yuri Kim

Agron Sharra, i njohur edhe si një nga mbështetësit e Lulzim Bashës, ka thënë në mbledhje se lista Basha ishte një nga shkaktarët kryesorë të humbjes. Kjo e pasuar nga një organizim shumë i dobët dhe një dorëzim pa kushte përballë kundërshtarit.

Në Vlorë, PD ka regjistruar rezultatin më të ulët historik, shpesh ka pasur akuza të forta për shitje mandatesh deputetesh dhe shitje të kauzave të PD nga vetë Lulzim Basha për interesa të tij të lidhura me kryeministrin Rama.

PD-ja në Vlorë pati më pak vota se në vitin 1997. Dhe demokratët që i rezistuan ditëve më të zeza të historisë politike të PD, në 2017, pas 20 vitesh, u ndjenë jo vetëm të tradhëtuar por dhe të shitur nga kryetari i partisë.

Në zgjedhjet për kreun e PD-së, Vlora ishte qyteti ku u faktua me filmime falsifikimi dhe manipulimi i garës dhe bojkotit masiv nga demokratët vlonjatë, Basha ju përgjigj me mbushjen e kutive.

Dega e PD-së në Vlorë, e ndodhur përballë këtyre fakteve, duket se ka vendosur me shpatulla pas murit Fatbardh Kadillin, të deleguarin e Bashës i cili kërkon të mbyllë dhe të kapërcejë me shpejtësi krizën e brendshme në PD, e nxitur kjo nga tradhëtia e Lulzim Bashës dhe e demokratëve vlonjatë, të cilëve ju shiti edhe gjakun e tyre të rezistencës./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“Rama përdori terror, la vendin pa maska, ngriti male me kufoma”/ Berisha: Fajin e kanë qytetarët

Publikuar

-

Nga

Video-"Rama përdori terror, la vendin pa maska, ngriti male me kufoma"/ Berisha: Fajin e kanë qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha demaskon kryeministrin Edi Rama, përmes një videoje, ku ky i fundit dëgjohet të flasë për menaxhimin e situatës së epidemisë në vend.

Rama dëgjohet të thotë se Policia dhe Ushtria nuk mund të kontrollojë të gjithë qyetarët pas lirimit të masave, dhë në këtë rast përgjegjës për mbrojtjen dhe rastet e shtuara duhet të jenë vetë qytetarët.

Berisha gjen rastin të komentojë edhe për ditët e para të shpërthimit të epidemisë në vend, kur Rama, sipas tij përdori terror dhe manipuloi shifrat, në vend që të jepte mesazhe sensibilizimi.

“Fajin e kanë qytetaret! Fajin me së pari e ka ai qe nuk mori asnje mase per luften kunder Covid-19;
Qe la vendin pa teste e pa maska. Qe perdori dhune, terror policor e ushtark, tanke e gazra helmuese kunder qytetareve ne vend te maskave dhe testeve ne luften kunder virusit;
Qe ne vend te ndergjegjesimit perdori tmerrimin e qytetareve me fjalime terroriste per 18 mije te vdekur, male me kufoma etj etj dhe ata tani si reagim i kundert nuk duan tja degjojne me emrin si terrorist dhe nuk besojne asgje; Qe shnderroi me praktiken qe ndoqi spitalet ne bomba biologjike; Qe mashtroi dhe manipuloi gjer ne neveri çdo shifer e te dhene”, shkruan Berisha, i cili bashkëngjit edhe videon që CNA.al e sjell më poshtë. /CNA.al

LEXO EDHE:  Vendimet e sotme të Çakos të pavend/ Duhej të jepte dorëheqjen

LEXO EDHE:  Pse nuk besohet Lulzim Basha?

LEXO TE PLOTE

Kronika

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Publikuar

-

Nga

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës.

Në momentin që automjeti ka shpërthyer në flakë ka qënë në lëvizje afër vendit të quajtur Mamël jo shumë larg tunelit.

Sipasojë e flakëve kanë pësuar lëndime të lehta pasagjerët të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Vendimet e sotme të Çakos të pavend/ Duhej të jepte dorëheqjen

LEXO EDHE:  Dëmshpërblimi për banorët e Astirit/ Braçe i përgjigjet Bashës: T’i paguajë një shtëpi sa shtëpia e luksit ku merr fryme

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Publikuar

-

Nga

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi dje se kryeministri Rama i kishte ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama President.

Kjo ngjarje solli jo pak reagime, ndërsa një perj tyre është dhe ish deputeti Nard Ndoka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Nard Ndoka e këshillon me ironi kryeministrin të bëhet President i klubit të futbollit “Flamurtari”, i cili është edhe ekipi i qytetit të Vlorës, ku kryeministri ka dalë si deputet i zonës.

LEXO EDHE:  Ja pse Partia Demokratike nuk e voton vettingun/ Marrëveshja e 21 korrikut

LEXO EDHE:  Basha: Askush nuk do prekë votën e qytetarëve

“Një zgjidhje e mirë, mbasi don të jesh President patjetër”, shkruan Ndoka krah fotos ku i sugjeron kryeministrit të bëhet president i Flamurtarit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE