LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sigurimi i pronave/ Një rrugë që qeveria të fitojë para

5 Dhjetor 2017, 16:49, Aktualitet CNA

?Më shqetëson fakti që kjo qeveri gjen çdo lloj mënyre për të thithur lekë?, kështu është shprehur ndër të tjera, analisti Fatos Lubonja, në rubrikën ?Opinion? në News24.

Projektligji i parashikuar nga qeveria për të bërë sigurimin e pasurive, sipas Lubonjës është vetëm një mënyrë që ka zgjedhur qeveria për të thithur sa më shumë para, duke mos marrë parasysh as rrogat dhe as mundësitë që kanë njerëzit për ti siguruar pasuritë e tyre.

?Rama ka thënë të sigurohen banesat për të përfituar kompensim, por duhen parë dhe rrogat e njerzëve dhe mundësitë që kanë për të bërë sigurimin e pronës. Nuk mund të jem optimist për këtë plan?, ka deklaruar Lubonja. /CityNews

Lajmet e fundit nga