LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Meta shkarkon nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në NATO

5 Dhjetor 2017, 13:03, Aktualitet CNA

Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Leonard Demi, ambasador në NATO, rezident.

DEKRET PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja ?dh?, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 ?Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë?, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Leonard Demi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10677

Tiranë, më 05.12.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Lajmet e fundit nga