LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbytjet në Fier/ Mbërrijnë ndihmat e para

5 Dhjetor 2017, 18:29, Aktualitet CNA

Intensiteti i dendur i reshjeve të shiut solli si pasojë daljen e shtratit të lumenjve si dhe shkaktoi dëme të shumta në fshatrat e Fierit, ku ndër më të prekurit nga përmbytjet janë fshati Ferras dhe Darëzezë.

Nga të dhënat mësohet se, ditën e sotme në Bashkinë e Fierit kanë mbërritur ndihmat e para, të cilat do t?u shpërndahen banorëve të fshatrave të sipërpërmendur.

Bëhet fjalë për ndihma ushqimore të cilat janë të paketuara në 300 pako.

Sipas drejtorit të Materialeve të Shtetit për Jugun e Shqipërisë, Jorgo Mukaj, ndihmat kanë ardhur nga kërkesa e bërë prej prefekturës dhe pushtetit vendor.

?Kemi ndarë në Vlorë dhe sot jemi në Fier. Ndihmat do të shkojnë në zonat e përmbytura dhe janë kërkesat e pushtetit vendor ato me të cilat ne bëjmë dhe furnizimet?, – është shprehur Mukaj. /CityNews

Lajmet e fundit nga