LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD-ja nuk ka dijeni për pagesat offshore/ Basha ka vepruar me kokën e tij

5 Dhjetor 2017, 20:25, Aktualitet CNA

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e ftuar në studion e televizionit AbcNews, analizoi situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Teksa u ndal tek skandali me fshehjen e fondeve të PD-së dhe pagesat e lobimit në offshore, Bregu u shpreh se transparenca me këtë rast është po aq e rëndësishme sa zbardhja e rastit Tahiri. Ajo u shpreh se “Kur është bërë pagesa kemi qenë me mandatin e parlamentarit dhe në Kryesi, pasi dokumentet tregojnë, pavarësisht se nuk kemi qenë në dijeni për këtë gjë.”

Bregu tha se, “PD-ja nuk ka dijeni për kompaninë offshore por Lulzim Basha dhe duhet të japë llogari”, ndërsa shtoi se “Më shqetëson fakti i fshehjes së të ardhurave. Më vjen keq që përfshihet partia ime, pasi po bëhet lajm ndërkombëtarisht.”

Ajo tha se, “financimi i partive politike është problem i të gjitha partive politike në Shqipëri, por më vjen keq se përse gishti drejtohet nga PD.”

Në vijim u shpreh se, “Lulzim Basha nuk i ka depozituar kontratat dhe bilancin në KQZ. Nuk mund t’i ikësh përgjegjësisë duke u përgjigjur me ironi. Se ku u gjetën paratë dhe çfarë lidhje ka PD-ja me kompaninë offshore, këtë përgjigje duhet ta kthejë Lulzim Basha.” /CityNews

Lajmet e fundit nga