Connect with Us

Paralajmërimi EC-së/ Ja zonat me risk të lartë erozioni

Aktualitet

Paralajmërimi EC-së/ Ja zonat me risk të lartë erozioni

Publikuar

-

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të këtyre ditëve situata në zona të ndryshme të Shqipërisë vazhdon ende të jetë problematike. Ndërkohë nisur nga kjo situatë Emergjencat Civile kanë paralajmëruar qytetarët se një ndër rreziqet e evidentuara pas përmbytjeve është edhe rrëshqitja e dherave apo shkëmbinjve si rezultat i erozionit të tokës shkaktuar nga prezenca e lartë e ujërave nëntokësor.

Sipas raportimeve të EC-së problematike paraqiten rrëshqitjet në Brataj të Vlorës, por edhe në Pogradec.

Emergjencat Civile i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët sipas saj duhet të bëjnë kujdes në zonat të cilat paraqite me nivel të lartë erozioni.

LEXO EDHE:  Shqipëria vazhdon të “digjet”/ Sa punonjës janë të angazhuar për shuarjen e zjarreve

“I bëj thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në zonat me risk të lartë erozioni”, shkruhet në njoftimin e EC. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

143 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 6 pacientë, shërohen 51

Publikuar

-

Nga

143 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 6 pacientë, shërohen 51

Mbetet sërish i lartë numri i rasteve të reja të infektuar më Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 143 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 6 persona. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin e shifrave ditore, ku informon se janë kryer 650 testime.

Sipas MSH, numri i të shëruarve ështe 51, dhe në spital janë 119 pacientë.

Përhapja
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3746, që nga fillimi i epidemisë.

Këshillat për qytetarët
Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes.
Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.

Pacientë në spitalet Covid



Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Prençi/ I nxjerr të palarat Ministrisë së Mbrojtjes

LEXO EDHE:  Zjarret drejt përmirësimit/ Brenda 24 orëve 8 vatra, ja qarqet

Humbje jete
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit.

COVID-19 – Statistika (15 Gusht 2020)
Testime totale 49801
Raste pozitive 7260
Raste të shëruara 3746
Raste Aktive 3289
Humbje jete 225 (Qarku Tiranë 111, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Katastrofa humanitare në kufi/ PDIU: Shteti rrumpallë i Ramës, inekzistent

Publikuar

-

Nga

Katastrofa humanitare në kufi/ PDIU: Shteti rrumpallë i Ramës, inekzistent

PDIU ka reaguar për situatën katastrofike humanitare të krijuar prej disa ditësh në kufirin me Greqinë, e cila kulmoi sot me humbjen e jetës së një fëmije nga autoambulanca e një shteti rrumpallë që dhe kur bën sikur të vjen në ndihmë më shumë shton kaosin.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, PDIU akuzon qeverinë për paaftësi e keqmenaxhim, në një periudhë kur dihet se fluksi i lëvizjes në kufirin grek është i lartë.



“Radhë të gjata kilometrike, njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, ujë, ushqime e shërbim mjeksor, që duken sikur janë refugjatë të zonave në luftë, turpësisht për të gjithë ne janë në teritorin shqiptar.
Prej dy dekadash pikërisht në çdo muaj Gusht, emigrantët shqiptarë përballen me racizmin, ksenofobinë e shtetit grek, që i trajton qytetarët shqiptarë si qytetarë të dorës së dytë, me cinizëm e racizëm.
Fatkeqësisht në këtë kohë të mallkuar që po jetojmë, shteti rrumpallë i Rilindasit autokrat është si gjithmonë inekzistent.
1. Ku është Ministria e Brendshme që e di prej vitesh që në gusht ka fluks të shtuar në pikat e kalimit kufitar? Ky shtet rrumpallë, me kohë duhet të merrte masat për të shtuar bashkëpunimin dhe sportelet me palën greke.
2. Ministria e Shëndetësisë duhet të kishte marrë masat në pikat kufitare, por edhe në qytetet kryesore që të hapnin vendet e dedikuara për bërjen e testeve COVID-19 vetëm për emigrantët .
3. Ministria jonë e Jashtme duhej me kohë të komunikonte me palën greke për këtë situatë, që do të ishte e tillë si çdo vit, duke shtuar dhe situatën e Covid- 19.
Ministria jonë e Jashtme duhet të kërkojë urgjent ndërhyrjen e Kryetarit të radhës së OSBE-së
, të lërë pushimet në Dhërmi e të angazhohet me palën greke për zgjidhjen e krizës humanitare.
Shteti rrumpallë i paaftë i Ramës është si gjithmonë inekzistent në raste emergjencash e fatkeqësish.
Kjo është vërtetë një kohë e mallkuar për shqiptarët, koha kur : “Pirati bëhet Papë””, thuhet në deklaratën e PDIU. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pompeo paralajmëron mbi rrezikun kinez në Evropë

Publikuar

-

Nga

Pompeo paralajmëron mbi rrezikun kinez në Evropë

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të forconte lidhjet dypalëshe në një sërë çështjesh. Ai foli për trazirat në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara dhe embargon e armëve ndaj Iranit. Por kërcënimi nga Partia Komuniste e Kinës dhe infrastruktura e saj e telekomunikacionit ishte temë thelbësore në takimet që zoti Pompeo zhvilloi në Evropë.

“E gjithë bota mund ta shohë qartë tani synimin që ka Partia Komuniste kineze për të përdorur infrastrukturën e telekomit për synime që asnjë sistem tjetër telekomi në botë nuk e bën. Ata po e përdorin si thellësisht të lidhur me aparatin e sigurisë së tyre kombëtare, komunitetin e inteligjencës dhe forcat e tyre ushtarake – të gjitha të dhënat.”

Kina ka hedhur poshtë paralajmërimet e zotit Pompeo, duke thënë se kudo që shkon ai, ai përhapë gjithmonë “viruse politike” dhe informacione të rreme.

Por paralajmërimet për kompaninë Huawei dhe të tjera, tashmë kanë rezultuar të frytshme. Zoti Pompeo ka nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me Slloveninë që përjashton kompani të dyshimta nga rrjetet 5G. Eksperti Daniel Kochis me Fondacionin Heritage i tha Zërit të Amerikës se përqëndrimi i zotit Pompeo ndaj Kinës ka ndikim.

“Udhëheqja e administratës në këtë çështje në veçanti, ka ndihmuar në ndryshimin e prirjes. Mendoj se gjithnjë e më shumë vende do të bien dakord me palën amerikane në këtë çështje mbi përfshirjen kineze në gjeneratën e ardhëshme të telekomunikacionit.”

Ai thotë se tani për tani Rusia përbën kërcënim më të madh ndaj Evropës Qendrore dhe Lindore sesa Kina.

LEXO EDHE:  "Shpërthen" Prençi/ I nxjerr të palarat Ministrisë së Mbrojtjes



“Kina ende mbetet disi një kërcënim afatgjatë. Rusia për shkak të kërcënimit për veprime ushtarake, për shkak të propagandës, përbën kërcënimin kryesor ndaj rajonit të Evropës Qendrore.”

Ekspertja Heather A. Conley me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se vendet e Evropës Lindore po përballen me çështje më të ngutshme aktuale sesa kërcënimi nga Kina.

LEXO EDHE:  Shënim/ Një kujtesë për Lulzim Bashën

“Kina është një element i rëndësishmën për politikën e jashtme amerikane, por nuk mund të jetë fokusi i vetëm. Duhet të kemi një qasje më të shkathët, shumëdimensionale ndaj këtyre vendeve.”

Gjatë ndalesave në Evropë zoti Pompeo u këshillua me udhëheqësit e atyre vendeve lidhur me zhvillimet dramatike në Bjellorusi.

“Siç u shpreha në Republikën Çeke, duam që njerëzit në Bjellorusi të kenë liritë që ata po kërkojnë, që mendojnë se janë në interesin e tyre më të mirë. Ne i shikuam protestat. Bëjmë thirrje që protestat jo të dhunshme të mbrohen dhe jo të cënohen”, u shpreh kryediplomati amerikan.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pajtohen se zgjedhet në Bjellorusi nuk ishin as të lira e as të drejta. Ai tha se BE duhe ta bëjë të qartë për udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko që t’i japë fund menjëherë dhunës dhe ndalimeve arbitrare dhe të lirojë të burgosurit e mbetur./VOA

LEXO TE PLOTE