LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët  

5 Dhjetor 2017, 07:41, Aktualitet CNA

Pjesa e parë e ditës, mbetet me vranësira dhe reshje të pakta dhe herë mesatare në zonat Jugore dhe reshje të izoluara në Qendër të territorit ndërsa Veriu paraqitet kryesisht me kthjellime.

Pasditja sjell përmirësim të dukshëm të motit në Veri dhe Qendër ndërsa gradualisht përmirësohet moti edhe në zonat Jugore të cilat mbeten me reshje të pakta deri në mbrëmje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish ulen me 1 ? 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke sjellë vlera negative gjatë mëngjesit në zonat malore.

Era do vijojë mesatare dhe rrallë-herë deri e fortë, me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 3 ? 4 ballë./ CityNews

Lajmet e fundit nga