Connect with Us

Marrëveshja Rama-Basha dhe disa fakte që nuk kërkojnë syze për Syrin e Çimit

Aktualitet

Marrëveshja Rama-Basha dhe disa fakte që nuk kërkojnë syze për Syrin e Çimit

Publikuar

-

Në dy ditët e fundit ka një raportim nga media e njohur si opozitare se nuk ka dhe nuk ekziston një marrëveshje Rama-Basha dhe gjithçka në fakt është një diversion i kreut të qeverisë.

Syri i Çimit, për të cilin thuhet se është financuar fort nga Shkëlzen Berisha, sot është një nga mediat kryesore në vend, me një ushtri gazetarësh që ndoshta nuk ka nevojë për lekët e “pronarit”, por përdoret dhe keqpërdoret aq sa shpesh bëhet qesharak.

Është ky “sy kritik” që ka sulmuar ashpër marrëveshjen dhe Çimi vetë e pranon se Basha dhe Rama janë një, por për opinionin duhet thënë që ska marrëveshje.

Syri është vënë në shërbim të Lulzim Bashës, për t’ju thënë demokratëve që Luli nuk ka pazare me Edi Ramën, në fakt Çimi apo eprori i tij nuk ka asnjë dyshim që janë pjesë e lidhjeve dhe pazareve të fshehta dhe të dyshimta me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Për këtë ka më shumë se sa një fakt.

Nuk na intereson aspak sesi sillet apo çfarë qëndrimi mban, pse nuk sulmon Ramën apo pse i mban ison Veliajt, ajo që bie në sy është se rruga e Syrit është rruga e tretë, ajo që ka zgjedhur Edi Rama në politikë dhe e ka reklamuar fort Henri Çili.

Syri hesht për lali Erin, bën sikur me Edi Ramën, tani po përpëlitet të na thotë se Luli është “djalë i mirë”, ka qënë viktimë e Edi Ramës dhe tani s’ka marrëveshje me të.

Në fakt Çimi dhe as Syri nuk mund ta mohojnë se tani, nuk ka një marrëveshje Rama-Basha dhe ata rrotull Syrit, apo më drejtpërdrejt ata që vendosen Lulzim Bashën në krye të PD-së, tani ka një marrëveshje thjeshtë dhe vetëm Rama-Basha tetë a tetë.

LEXO EDHE:  Humbja e zgjedhjeve/ Demokratët "masakrojnë" Bashën

“Përkedheljet” e Syrit ndaj Lulit në fakt janë vetëm lutje që ai të jetë pjesë e marrëveshjes, që mos të dalë jashtë pazareve dhe tepsisë që Basha po ndan me Ramën. Nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse po sillen ashtu siç dinë vetëm ata.

Por le të sjellim disa detaje, që Çimi, Syri, ata që vunë Lulin në krye të PD-së e dinë mjaft mirë. Takimet e pazaret e Ëngjëll Agaçit me kunatin, jo të Çimit dhe jo të Shkëlzenit, kunatin më të famshëm në Shqipëri, njeriun hije dhe prapavijën e PD-së.

Askush nuk e mohon dot faktin se Lulzim Basha  thirri deputetin e dytë të listës së Durrësit duke i kërkuar dorëheqjen për ta çuar në krye të një institucioni publik siç është autoriteti i konkurencës. Kur nuk ka marrëveshje me Ramën si i zgjedh dhe i emëron Luli në krye të institucioneve publike ata që do ai?

Pse Basha në çështjen e drogës dhe skandalin e Habilajve e uli stekën deri te ish-zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea, dhe gjithë bateritë i mbante te Saimir Tahiri, Edi Ramën thjeshtë e “përkedhelte” duke e kthyer në qesharake dhe duke e përfunduar në një pseudobetejë.

Këto janë disa sqarime që shumë i dinë, por le të jenë pjesa e parë, sepse më tej mund të sjellim dhe detaje në lidhje me leje ndërtimi dhe pazare klienteliste dhe korruptive që lidhin dhe nxjerrin në dritë marrëveshjen që ekziston mes Ramës dhe Bashës, atje te tepsia ku duan të ngjyejnë edhe ata që kanë vënë Lulin apo shokët e tyre punëtorë./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Qytetarët kryqëzojnë Ramën për korrupsionin në shëndetësi/ Pa lek nuk të shohin me sy mjekët

LEXO EDHE:  Humbja e zgjedhjeve/ Demokratët "masakrojnë" Bashën

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi operacionin e ditës së sotme në zyrat e Kadastrës së Tiranës.

Sipas informacioneve të policisë operacioni i koduar “Ndërmjetësi” ka çuar në pranga 3 shtetas ndërsa për 3 shtetas të tjerë është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Deklarata e Policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit  Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, pas një punë intensive disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Ndërmjetësi”.

Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi  i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

LEXO EDHE:  Projekti për aeroportet/ Deputeti ironizon me Ramën

LEXO EDHE:  Humbja e zgjedhjeve/ Demokratët "masakrojnë" Bashën

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqesore” ndaj personave  nën hetim:

B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;

G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues  “Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim:

Panol At-Nikolla, 39 vjeç,  banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policine gjyqesore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Materialet proçeduriale i‘u kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar, për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës/ Zbardhen emrat, kush janë tre të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës/ Zbardhen emrat, kush janë tre të arrestuarit

Janë zardhur emrat e të arrestuarve në Kadastrën rajonale Tiranë gjatë operacionit të SPAK.

Mësohet se zyrtarët Neritan Balbusha, Admir Buri dhe Gazmend Dija janë lënë në arrest në burg lidhur me akuzën e korrupsionit.

Ndërsa Panol Nikolla i cili është shoqëruar është pezulluar nga detyra. Për këtë të fundit nuk është prerë fletë arresti.

LEXO EDHE:  Qytetarët kryqëzojnë Ramën për korrupsionin në shëndetësi/ Pa lek nuk të shohin me sy mjekët

LEXO EDHE:  Humbja e zgjedhjeve/ Demokratët "masakrojnë" Bashën

Arrestimet vijnë pas një hetimi disa mujor nga SPAK për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e pronave./CNA.al

LEXO TE PLOTE