LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali emigranti shqiptar aksidentohet në punë e sipër

5 Dhjetor 2017, 17:05, Aktualitet CNA

Në qytezën e Alba Adriatikas një emigrant shqiptar P.C. 62 vjeç u aksidentua në punë e sipër. Ndërsa po punonte me një brigadë ustallarësh për restaurimin e një ndërtese në qytet, një fugon furnizimi, që po ecte mbrapsht, e goditi emigrantin shqiptar duke e rrëzuar për tokë.

Kolegët e punës e dërguan menjëherë në spitalin e qytetit San Benedetto, ku ai u shtrua në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore. Karabinieria po e heton çështjen nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia të mbetur në tentativë.

Gjergj Thanasi

Lajmet e fundit nga