LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbuloni orën e përshtatshme për të udhëtuar me avion

4 Dhjetor 2017, 22:00, Aktualitet CNA

Festat e Krishtlindjeve dhe Viti i Ri bëjnë bashkë shumë njerëz. Dhe udhëtimet me avion janë të pashmangshme. Krijimi i rradhëve të gjata, dhe rrëmuja që krijohet në aeroport janë bezdia e festave dhe të gjithë duan ti shmangen.
Për të gjithë ata që duan të lehtësohen nga aeroportet e mbushura plot me njerëz, mjafton thjesht të rezervoni një udhëtim herët në mëngjes.


Pavarësisht që dhe humbja e gjumit është e bezdisshme, sa më herët të mbërrini në aeroport aq më pak e bezdisshme do të jetë përvoja juaj me radhët e gjata të njerëzve.
Sipas të dhënave të ?FiveThirtyEight?, për të shmangur vonesat është mirë të largoheni përpara orës 08:00. Që nga ky orar fillojnë vonesat, derisa arrijnë kulmin e tyre në orën 18:00.
Studimet kanë treguar se fluturimet herët në mëngjes kanë më pak gjasa të vonohen se ato të pasdites e të mbrëmjes./CityNews

21:02 Aktualitet

Leka Kulo

Nga Edison YpiLeka Kulo u shtri në shtrat për të fjetur. Në ...

Lajmet e fundit nga