LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taulant Balla nxjerr sekretin për fatin e kreut të KQZ-së Klement Zguri

4 Dhjetor 2017, 21:25, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar nga emisioni “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv se Klement Zguri, kryetari i KQZ, do shkarkohet nga detyra.

Balla theksoi se Zguri ka shkelur ligjin kur nuk i ndërpreu mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, i cili rezulton i dënuar me burg për grabitje në Itali. Sipas tij, maxhoranca nuk do negociojë për Zgurin, ndërsa shtoi gjithashtu se është koha për të shkuar drejt depolitizimit të KQZ-së dhe të gjitha hallkave të institucioneve të administrimit të zgjedhjeve.

?Keni parasysh që është fakt i gjithë pranuar që jemi Republikë Parlamentare, kur kemi miratuar ligjin për dekriminalizimin kemi shkruar që ky ligj prevalon mbi ligjet e tjera. Ka qenë një rast flagrant. Çështja e kryetarit të bashkisë Mallakastër është një rast flagrant dhe KQZ duhet të bënte vetëm një lexim të ligjit për shkeljet e tij. Kryetari i KQZ ka shkelur ligjin me dashje. Është konstatuar shkelja e ligjit nga Zguri dhe tani i kërkohet Kuvendit të mos e shkarkojë… Zguri nuk duhet të qëndroi më në atë pozicion për sa kohë që ka bërë shkelje?Nuk e kemi hequr. Ka kaluar në programin tre mujor të Kuvendit. Nuk negocionjmë mandatin e Klement Zgurit, sepse ai ka përfunduar. Është e rëndësishme në zgjedhjen ndoshta edhe të një formule të re në kompozimin e KQZ. Të kemi mundësi të ulemi përmes një dialogu politik e të gjejmë një formulë të re në kompozimin e KQZ?, ka artikuluar Taulant Balla./CityNews

21:02 Aktualitet

Leka Kulo

Nga Edison YpiLeka Kulo u shtri në shtrat për të fjetur. Në ...

Lajmet e fundit nga