LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i PD në një tjetër skandal/ CIA zbulon mikun e Bashës që tentoi të rrëmbejë Gulenin

4 Dhjetor 2017, 16:25, Aktualitet CNA

Mediat raportojnë se sot Turqia i ka kërkuar zyrtarisht SHBA-ve arrestimin e ish-zv.kreut të CIA-s, duke e akuzuar atë se ka lidhje me grushtin e shtetit në Turqi dhe klerikut mysliman Fetullah Gulen. Turqia pak më parë ka hedhur poshtë një raport se ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Michael Flynn, ishte pjesë e një komploti për të dërguar me forcë Fethullah Gulen, në Turqi, në shkëmbim të një shume prej disa milionë dollarë.

Sipas gazetarit Martin Banks, të EU Reporter, biznesmeni turk Kamil Ekin Alptekin, ka mundësuar foton e Bashës me Trump. Në vitin 2016 sipas EU Reporter, Kemal kishte një kontratë lobimi që implikohej Michael Flynn, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të Presidentit Trump, në rrëmbimin e propozuar të udhëheqësit fetar Fethullah Gulen, i akuzuar nga Erdogan, se qëndronte pas grushtit të shtetit të dështuar që ndodhi në Turqi.

Miku i Bashës është përfshirë në një skandal që lidhet me rrëmbimin e Fethullah Gulen në SHBA. Qeveria ka bërë hetime dhe e ka gjetur fajtor Michael Flynn, ndërkohë miku tjetër i Bashës, Kamil Alptekin, që e çoi këtë të fundit në foton me Trump, është njeriu që duket se ka zhytur Flynn, për shkak të kontratës së lobimit. Lulzim Basha pas skandalit me 1 milionë dollarë për pagesat e lobimit në offshore, tashmë ekspozohet në një tjetër skandal. Miqtë dhe lobistët e tij po gjenden fajtorë nga CIA, për rrëmbimin e propozuar të klerikut Fethullah Gulen. /CityNews

EuReporter/ Fotoja, Basha ?Trump u realizua nga njeriu që do të rrëmbente Gylenin

Lajmet e fundit nga