Connect with Us

Nga Artur AJAZI/ Basha zbret me këmbë në “ujë”, si lider opozite …

Aktualitet

Nga Artur AJAZI/ Basha zbret me këmbë në “ujë”, si lider opozite …

Publikuar

-

Ndoshta do ta kishte lutur që shiu dhe rrebeshi të kishte nisur qysh më parë, që ai, kreu i Partisë Demokratike, të zbriste me këmbë në “ujë”, i veshur me çizme  llastiku, për t’ju gjendur pranë familjeve të përmbytura në Kamzën e Mziut, apo edhe në Fushë-Krujë. Lajmi dhe krejt  skena e “vizitës” ishte sikur ta kishte porositur Luli dhe Mziu, pasi pranë një gardhi të një familje  fatkeqe, ata rastisën edhe me një lopë të mbytur nga vërshimi i ujit. “Qenka bërë nami këtu, duhet të merrni masa urgjente”- ju drejtua Luli kryetar Mziut. Diku tjetër ai dha edhe disa porosi të tjera për “tju gjendur pranë me pako ushqimesh dhe batanijesh çdo familje të përmbytur”.

Natyrisht që në raste të tilla edhe opozita do të vishet me çizme llastiku, pavarsisht se disa prej oborrtarëve të Lulit, nuk dinin se ku binte Bovilla ditën e kiametit. Sinqerisht do ta besoja se ishte e  sinqertë  vizita e Lulit në Kamzën e përmbytur, në qoftëse nuk do të kishte Mziun në krah, por në qoftëse ai do të kishte marrë me vete edhe deputetët e listës, të rinjtë e PD, ata që Tiranën e njohin deri tek sheshi “Shqiponja”. Por Luli kësaj here vendosi të shkonte vetëm, dhe të shoqërohej nga Mziu i Kamzës, që dy–tre ditë më parë, kishte dhënë urdhër të largoheshin me dhunë nga oborri godinës së bashkisë dhjetra protestues hallexhinj.

Kësaj here zoti Basha, ka zbritur me këmbët në ujë, si një lider i një rruge të re politike ? Kjo për faktin se lotët e opozitës për të përmbyturit, kanë vite që “rrjedhin” çurk qysh nga 2005, gjithmonë kur vjen dimri dhe stina e shirave, por asnjëherë prej  tyre nuk është pranuar qoftë edhe njëherë të vetme bashkëfajësia, në katrahurën që u ndodh shqiptarëve çdo vit, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Tashmë është e qartë, se çfarë rruge  po ndjek Lulzim Basha por edhe ideologët amatorë të  opozitës që e rrethojnë, rrugë e cila ka nisur  që prej instalimit  të çadrës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ajo duket si  një rrugë e re politike, që thuajse nuk ka lidhje me PD-në klasike, me strukturën organizative të së djathtës  shqiptare në 27 vjet pluralizëm.

LEXO EDHE:  OFF Records/ Çfarë i kërkoi Rama, Fevziut jashtë kamerave?

Por gjithsesi  rruga e kësaj opozite duket e pakrye, e padeshifruar  politikisht, dhe vështirë se do të jetë e besueshme deri në bazë. Dhe në fakt  kjo është dukur qysh në 2015, kur Lulzim Basha kishte nisur të “programonte” një rrugëtim  të ri politik për vehten e tij, për të hyrë  në terrenin e vështirë  “malor” si  lider, dhe jo si nxënës. Dhe fakti është se Luli, të krijonte fillimisht  përshtypjen se kishte nisur të krijonte  frontin “e ideve  dhe programeve , interesave, përfaqësimit  dhe konceptit politik”,  por shumë  shpejt ai do të zhgënjente çdo njeri që besonte tek  fjala e tij. De Goli i madh ka thënë se “lideri duhet të synojë lart, të shikojë larg, të gjykojë larg”, pasi kështu  ai do të vendosë  veten përtej njerëzve të zakonshëm të cilët debatojnë më ngushtë se ata.

Në qoftë se ka një njeri tek (PD) opozita që nuk mund ta bëjë këtë gjë për kushtet aktuale që po kalon kjo parti, ky është vetëm Basha. Kjo pasi në realizimin e këtij misioni që ka sot opozita në Shqipëri, Basha ka gabuar  që në procesin e përzgjedhjes së ekipit të tij të ri, me të cilin  hyri  në zgjedhje, (dhe pasi humbi thellë) duke u etiketuar si përçarës  e  përjashtues nga garda dhe kontribuesit e vjetër të  partisë. Kryetari i PD  mjafton që të kishte parasysh ato çfarë kanë thënë  e shkruar politikanët që kanë bërë histori si p.sh. ish-kryeministri britanik zoti Bler  i cili ka thënë  se “mendoj se rruga e një politikani kalon nga përpjekja për të kënaqur të gjithë njerëzit, gjatë gjithë kohës, për tu formuar si në një lider politik, që në fund e kupton se detyra e tij është të marrë  vendime për ti bashkuar njerëzit”.

Ndoshta zoti Basha ka menduar, se ditët e stuhisë qiellore duhej të ishin pikënisja e një rrugëtimi të ri politik, pasi është e padiskutueshme se ai dhe deputetët e tij (jo të rinjtë) patjetër që do të merren gjatë me “përmbytjet, pasojat, dëmet e shkaktuara, bagëtitë e ngordhura, dëmshpërblimet e qeverisë, pakot me ndihma të bashkiakëve të PD”, duke harruar se në gjithë këtë situatë dramatike, edhe ai (opozita e sotme) është  mëkatar i (pa) penduar.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Vaksinimi i detyrueshëm për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Nxënëset Zayna dhe Sara e mirëpritën me kënaqësi lajmin se qyteti i Los Anxhelosit do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën.

“Do t’i mbrojë të gjithë nga COVID-i. Mendoj se duhet të shpëtojmë nga COVID-i sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam e vaksinuar, të gjithë në familjen time janë të vaksinuar!”, thotë Zayna.

“Mendoj se është më mirë për shëndetin e njerëzve!”, thotë Sara.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

“Ky është një vendim i vështirë në shumë fronte. Është e lehtë të presim që dikush të na thotë çfarë të bëjmë. Los Anxhelosi po udhëheq, sepse kështu duhet. Komunitetet tona nuk mund të presin”, thotë Monica Garcia, nga drejtoria arsimore e qytetit Los Anxhelos.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

LEXO EDHE:  Rama e katranosi punën me Trump-in. Por…/ Nga Mustafa Nano

LEXO EDHE:  Pse Rama hoqi Shiponjën/ Artur Zheji zbulon prapaskenat



“Mendoj se është mirë për ta (fëmijët), sepse ke më shumë siguri i vaksinuar se sa i pavaksinuar”, thotë Carmen, banore e Los Anxhelosit.

Të tjerët, megjithatë, i kundërshtojnë me forcë rregullat e reja.

“Nuk e mbështes. Nuk mendoj se ka ende studime të mjaftueshme për të kuptuar vërtet se cilat janë efektet. Unë nuk jam në asnjë mënyrë kundra vaksinave, por mendoj se kemi nevojë për pak më shumë hulumtime”, thotë Lamar, banor i Los Anxhelosit.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”, thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave./voa

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dy orë luftë me flakët në kodrat e Kasharit/ Flet kreu i zjarrfikëses: Era çoi në përhapje të shpejtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e liqenit të Kasharit mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke bërë që të rrezikoheshin edhe banesat.

Pas dy orësh luftë me flakët, zjarrëfikësit kanë mundur ta vënë nën kotroll, ndërsa aktualisht janë dhe dy vatra aktive.

Kreu i zjarrfikeses ne Tiranë Shkëlqim Goxhaj, u shpreh për mediat se era dhe thatësira në zonë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha.

“Kemi më shumë se dy orë në kodrat e Kasharit, fillimisht zjarri kishte përmasa të mëdha por thatësira dhe era ka bërë që të përhapet me shpejtësi. Jemi lajmëruar të gjithë forcat zjarrfikëse, para pak minutash rrezikoheshin banesat dhe ne u përqendruam në këtë zonë.



LEXO EDHE:  Protesta e fundit 2018, dhe pse dështuan të gjitha?

LEXO EDHE:  OFF Records/ Çfarë i kërkoi Rama, Fevziut jashtë kamerave?

Kemi akoma dy vatra të vogla zjarri, një pranë banesave dhe një në majë të kodrës e cila pritet të eliminiohet. Sic dallohet dhe me sy të lirë fillimisht u dogjën shkurre, më pas u bë e vështirë të dallohet karakteri i bimësisë së djegur.

Nuk mund të përcaktohet nëse është zjarrvënie e qëllimshme, mendoj se banorët mund të kenë qenë të pakujdesshëm”– u shpreh Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Zeqiraj/ Juristët e Vlorës peticion kundër ONM

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Avokatët dhe juristët e rrethit Gjyqësor Vlorë i kanë drejtuar një peticion Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për rishikimin e vendimit të marrë nga KPA për gjyqtaren e Gjykatës së Vlorës, Atalanta Zeqiraj.

Sipas tyre, rekomandimi i ONM në Komisionerin Publik për të ankimuar vendimin në KPA për konfirmimin në detyrë të Zeqirajt nuk është i  drejtë.

LEXO EDHE:  I vjedhur 13 here dhe asnjëherë hajduti kapur

LEXO EDHE:  I vjedhur 13 here dhe asnjëherë hajduti kapur



Kjo pasi sipas juristëve ajo përfaqëson figurën e magjistratit që synon të përvijojë procesi i vlerësimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE