LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbani dietë por nuk dobësoheni?/ Ja kush e ka fajin

3 Dhjetor 2017, 19:30, Aktualitet CNA

Nuk janë të gjitha perimet njësoj, prandaj, për të humbur kilogramët e dëshiruar, është e nevojshme që edhe këto t?i hiqni nga menyja. Jeni në dietë dhe kryesisht hani perime dhe proteina?

Kjo është mënyra e mirë si të humbni kilogramët, mirëpo vetëm nëse hani perimet e duhura duke pasur parasysh që nuk janë njësoj të gjitha perimet.

Dëshironi të hani misër? Edhe ne gjithashtu! Mirëpo gjatë kohës së dietës më mirë është ta shmangni, sepse përmban shumë amidon, përkatësisht hidrokarbure të zinxhirit të shkurtër, i cili shpejt hyn në gjak dhe ngre nivelin e sheqerit.

Kungulli ka përmbajtje relativisht të lartë të hidrokarbureve. Mund të vëreni edhe që ju rikujton shumë pataten. Nëse dëshironi të mbani nën kontroll kilogramët, kujdesuni të kufizoni sa më shumë të jetë e mundshme konsumimin e kungullit, edhe pse e dimë që supa prej kungulli është njëra ndër më të dëshiruarat në dimër.

Karota e freskët, pos që është super e shëndetshme, gjithashtu është ideale edhe për çdo formë të dietës. Mirëpo, indeksi i glikemisë i karotës së zier është dukshëm më i lartë, andaj ju rekomandojmë të hani karotë të freskët.

Mendojnë që nuk është e nevojshme të përmendim pataten në disa forma siç është pomfriti i pashëndetshëm, dhe gjithsesi dëmton linjën e trupit tuaj. Mirëpo, madje edhe nëse gatuani patate pa yndyrë, ky artikull ka indeks të lartë të glikemisë, gjë që do të thotë që ngre nivelin e sheqerit në gjak, por ju shkakton uri më shpejt se artikujt e tjerë./CityNews

Lajmet e fundit nga