LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-fakt/ Shikoni si përfundojnë deputetët e Lulit në Vlorë

3 Dhjetor 2017, 20:00, Aktualitet CNA

Citynews.al ka siguruar dy fotografi ku dy deputetët e Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë, Agron Shehaj dhe Nada Mecorapja, shfaqen duke inspektuar një fshat të përmbytur nga shirat e ditëve të fundit.

Në një situatë të rëndë të krijuar nga përmbytjet, ku banorët kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e shtetit apo deputetëve të zonës, sërish ata kanë zgjedhur që të braktisin deputetët e Lulzim Bashës.

Në fotot e siguruara nga Citynews.al, duken qartë sesi deputeti Agron Shehaj dhe deputetja Nada Mecorape, rrinë dhe vështrojnë ujin që ka mbuluar zonën, por të braktisur nga banorët. Në atë fshat Partia Demokratike ka një zyrë të sajën disa dhjetëra apo qindra votues, strukturat e saj, por sërish deputetët janë gjendur të braktisur dhe vetmuar duke soditur ujin që kishte pushtuar rrugët dhe arat.

Edhe në rast nevoje, deputetët e Lulit janë të pabesueshëm për qytetarët. Më poshtë keni dy foto-fakte që tregojnë këtë realitet të hidhur në të cilin gjendet PD-ja e udhëhequr nga Lulzim Basha. As votuesit e tyre të mbytur nga uji sërish nuk shkojnë as që t’i përshëndesin. /CityNews

Lajmet e fundit nga