Connect with Us

Banorët braktisen nga qeveria/ Nuk na kanë dëmshpërblyer që nga 2015-ta

Aktualitet

Banorët braktisen nga qeveria/ Nuk na kanë dëmshpërblyer që nga 2015-ta

Publikuar

-

Kryetari i PD-së ka zbritur ditën e sotme për të inspektuar gjendjen emergjente të krijuar si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut të këtyre ditëve.

Gjatë inspektimit të zonave të përmbytura në Vlorë, Basha u ndal në Novoselë, nga ku është shprehur se banorët nuk kanë patur asnjë ndihmesë nga Bashkia e Vlorës, ku kreu i saj u ka thënë se shiun nuk ua solla unë.

“Banore: Dritan Leli më tha mua nuk ta solla unë shiun. i kërkova bar për bagëtinë se po më ngordhin matanë. S’ta solla unë shiun më tha dhe ta ngrije barin se u lajmërua për 3 ditë. Kush ta ngrinte i thashë. Ta ngrinte çupa më tha. i thashë mos më jep mend mua dhe i thashë ik.

LEXO EDHE:  Kapet mbi 1 ton drogë në Vlorë/ Zbulohet tuneli i nëndheshëm

Banor: Dalin në televizior me paturpësinë më të madhe dhe thonë kemi sjellë ujë e ju kemi sjellë këtë dhe atë.

Basha: Ju kanë sjellë gjë?

Banori: Deri tani nuk ka ardhur njeri. zero.

Basha: U kanë sjellë ujë apo ushqim?

Banorët: Jo jo fare”

Banorët denoncuan me dokumenta edhe mashtrimin e qeverisë me dëmshpërblimet.

“Banor: Kryeministri na tha nga A dhe Zh do dëmshpërblehen të gjithë personat. Këtu kemi llogaritë bankare dhe dëmin e vitit 2015 dhe asnjë nuk na ka dëmshpërblyer. Të parat, mbetën ato. Ndërsa tani nuk na vjen njeri të na shikojë.” /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rishqyrtimi i hetimit mbi Rusinë/ Ish-avokati i FBI-së pritet të pranojë fajësinë

Publikuar

-

Nga

Rishqyrtimi i hetimit mbi Rusinë/ Ish-avokati i FBI-së pritet të pranojë fajësinë

Një ish-jurist i FBI-së pritet të pranojë fajësinë për deklaratë të rreme në çështjen e parë penale që lindi nga një shqyrtim që po i bën prokurori John Durham hetimeve mbi dyshimet për lidhje mes zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Trump në 2016, me Rusinë. Lajmi u njoftua nga avokati i tij të premten.

Kevin Clinesmith pritet të pranojë fajësinë mbi akuzën për deklaratë të rreme lidhur me ndryshimin e një emaili qeveritar që i referohej një ish-këshilltari të fushatës së zotit Trump, i cili ishte objekt i përgjimeve të FBI-së, tha avokati Justin Shur për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Çështja kundër zotit Clinesmith ka të ngjarë të mirëpritet nga Presidenti Donald Trump dhe përkrahësit e tij, ndërsa ata shikojnë tek hetimi i zotit Durham mundësinë për të ekspozuar atë që ata thonë se ishte një veprim i paligjshëm duke iu referuar fillimit të hetimit nga FBI-ja nëse fushata e zotit Trump në koordinim me Kremlinin u përpoq të ndikojë tek rezultati i zgjedhjeve të vitit 2016.

Hetimi i zotit Durham, i cili po shqyrton gjithashtu analizën e komunitetit amerikan të zbulimit mbi ndërhyrjen në zgjedhje të Rusisë, ka shkaktuar shqetësim të thellë mes demokratëve, të cilët e shohin atë si një masë politike, që synon t’i kundërvihet një hetimi tashmë të mbyllur. Demokratët druhen se akuzat penale ose raportet publike të lëshuara pranë zgjedhjeve të vitit 2020 mund të ndikojnë votimet e nëntorit.



Hetimi ka vazhduar së bashku me një përpjekje paralele nga Senati i drejtuar nga republikanët për të diskredituar të hetimin mbi ndërhyrjet ruse dhe ndërsa Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka përshkallëzuar kritikat e tij mbi hetimin e kryer nga FBI-ja. Zoti Barr parashikoi veprimin juridik në një intervistë për “Fox News” të enjten në mbrëmje, ku tha se do të kishte një zhvillim të premten që nuk “do të ishte tronditës”, por një tregues se hetimi po ecte përpara.

LEXO EDHE:  Kapet mbi 1 ton drogë në Vlorë/ Zbulohet tuneli i nëndheshëm

LEXO EDHE:  Vlore/Sekuestrohet rreth 1.5 ton drogë

Zoti Durham, prokurori i Konektikatit, nuk bëri asnjë koment sipas një zëdhënësi. Mbetet e paqartë nëse do të ketë akuza shtesë që mund të paraqesë zoti Durham ose deri në çfarë mase procesi i tij do të vërtetojë pohimet e zoti Trump se hetimi i FBI-së u njollos nga paragjykimet politike, pretendime për të cilat mbikëqyrësi i Departamentit të Drejtësisë nuk gjeti prova.

Sipas rregullore të Departamentit të Drejtësisë prokurorët nuk duhet të ndërmarrin hapa për të hetuar me qëllim ndikimin në zgjedhje. Rregulloret këshillojnë të mos merren veprime publike disa javë para zgjedhjeve. Por zoti Barr ka thënë se ai nuk ndjehet i shtrënguar nga kjo lloj politike pjesërisht sepse siç tha, ai që pritet të jetë kandidati zyrtar i demokratëve për garën presidenciale, Joe Biden, nuk është objekt i hetimit të zotit Durham. Ndërkohë zoti Barr ka sinjalizuar se do të shohë mundësinë t’i bëjë publike gjetjet e zotit Durham para zgjedhjeve. Zoti Clinesmith u referua për ndjekje të mundshme penale nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, që kreu një proces rishikimi mbi hetimin ndaj Rusisë. Ai dha dorëheqjen nga FBI-ja vitin e kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kur të vijnë të marrin votën, do i jap atë të madhen”/ Qytetarët e revoltuar “shpërthejnë” në fyerje ndaj qeverisë

Publikuar

-

Nga

“Kur të vijnë të marrin votën, do i jap atë të madhen”/ Qytetarët e revoltuar “shpërthejnë” në fyerje ndaj qeverisë

Vijon të mbetet problematike situata në Kakavijë, ndërsa qytetarët shqiptarë do të duhet të kalojnë natën edhe sonte më makina, pasi pala greke ka mbyllur punën për të rifilluar sërish nesër në orën 6:00 të mëngjesit.

Gra, fëmijë dhe të moshuar kanë shfaqur probleme shëndetësore herë pas here, ndërsa Forcat e Armatosura kanë nisur dhe shpërndarjen e ushqimeve.

Të revoltuar disa prej tyre kanë folur dhe për mediat ku nuk i kanë kursyer dhe fyerjet ndaj qeverisë, që duket se i ka braktisur, pa gjetur ende një zgjidhje.

Një prej tyre, me ironi u shpreh se dhe sonte do e kalojnë natën në hotelin me 5 yje që shteti i ka rezervuar, ndërsa shtoi se hesapet do lahen në kohën e zgjedhjeve.

“Do fleme në hotelin me 5 yje dhe sonte. Kur të vijne të marrin votat, do i jap 3, dhe atë të madhen”, u shpreh një prej tyrë.

LEXO EDHE:  Drogë dhe municione luftarake/ Autori lë me “gisht në gojë” Policinë  



Ndërsa një tjetër ngriti shqetësimin se shumë prej personave kanë shfaqur probleme shëndetësore.

LEXO EDHE:  Ja çfarë dënimi rrezikon Rama për pallatin e vjehrrit të Bashës

“Ambulaca është, nuk themi që nuk ka, por ka gra, fëmijë, pleq të sëmurë që kanë shfaqur probleme. U ktheva në Shqipëri për të bërë rinovimin e pashaportës, se kishim parashikuar që duhet të kalonim dhe këtë”.

Kjo situatë u krijuar për shkak se shumë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u nisën drejt shtetit helen në kohën kur ky i fundit vendosi të caktojë karantinë të detyruar për ata që hyjnë në vend nga data 17 deri në 31 gusht./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Publikuar

-

Nga

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Pala greke ka mbyllur pak minuta më parë orarin zyrtar të punës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku janë regjistruar radhë kilometrike.

Mësohet se ndonëse është mbyllur pika kufitare, automjetet vijojnë të kenë radhë të gjata.



Qytetarëve i duhet të qëndrojnë gjatë gjithë natës jashtë për të mbajtur radhën dhe për të pritur që të rifillojë edhe njëherë puna.

LEXO EDHE:  E rëndë/ 65-vjeçari gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës

LEXO EDHE:  Arben Ahmetaj: Zonat e reja ekonomike, Kopliku dhe Vlora

Ndërkohë, raportohet se puna për kontrollin e qytetarëve që duan të kalojnë drejt Greqisë do të fillojë në orën 6 të mëngjesit të ditës së nesërme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE