LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia arreston bandën shqiptare të hajdutëve

2 Dhjetor 2017, 20:53, Aktualitet CNA

Gjashtë muaj hetime intensive të policisë italiane çuan në pranga gjashtë shqiptarë. Ata akuzohen se janë autorë të pesëdhjetë e tre vjedhjeve e grabitjeve në katër rajone të Italisë së veriut.

Operacioni u kryesua nga policia e Kremonës dhe u quajt ?Night terror?.Shqiptarët ishin kthyer prej kohësh në terror të familjeve italiane, sidomos atyre të pasura. Kapoja ishte një 43-vjeçar shqiptar me iniciale A.Z. me banim në Bergamo. Të tjerët janë A.A. 35 vjeç, A.A. 31 vjeç, E.M. 30 vjeç, O.S. 27 vjeç dhe J.V. 40 vjeç.

Duke ju referuar mediave italiane, lapsi.al raporton se: gjeneza e hetimeve ishte shtatori i 2016-ës deri në mars të 2017-ës. Hetuesit kanë arritur të gjurmonin të gjitha goditjet në sajë të gjobave dhe faturave të telepass të makinave të vjedhura me të cilat vepronte organizata kriminale.

Grabitësit kishin vjedhur e grabitur banesa në Milano, Bergamo, Brescia, Cremona, Verona, Mantova, Parma, Modena, Bologna dhe Forli. Pas arrestimit, policia italiane sekuestroi edhe sende të vjedhura me vlerë 500 mijë euro.

Lajmet e fundit nga