LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stop/ Ana tjetër e përmbytjeve, çfarë nuk keni parë ende… (video)

1 Dhjetor 2017, 21:01, Aktualitet CNA

Që nga dita e enjte shumë zona të vendit janë nën pushtetin e ujit.

Emisioni ?STOP? sjell disa nga videot e qytetarëve, që tregojnë situatën e pazakontë të emergjencës.

Ndërkohë disa nga gazetarët e emisionit kanë sjellë dëshmi të qytetarëve që u bllokuan ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës dhe dëmet me makinat, që thuajse kanë dalë jashtë përdorimit.

Emisioni ?STOP? tregon një subjekt privat në zonën e Ndroqit, të cilit për shkak të përmbytjeve i është rrëzuar muri, duke bllokuar kanalin.  

Më pas shfaqet një automjet i braktisur në mes të rrugës dytësore të autostradës Tiranë ? Durrës, si pasojë e përmbytjeve që ndodhën mbrëmjen e djeshme. Por përpos braktisjes në mes të rrugës, automjeti ndodhet edhe në aksin e kundërt, duke shkaktuar devijimin e automjeteve të tjera nga Policia. Më pas shfaqet një varg automjetesh të dëmtuara, të cilat janë braktisur nga drejtuesit.

?Kam ndenjur gjithë natën në makinë, në ujë. Kisha shumë dëshirë që të ishte dhe ministri këtu. Të jetë një komision vlerësimi që t?i dëmshpërblejë?, shprehet një nga drejtuesit e automjeteve të dëmtuara.

 

Lajmet e fundit nga