Connect with us

Aktualitet

Princi Edvin Ptojemkin, Carevna Merkel dhe përmbytja në “City Park”

Publikuar

-

Princi rus i gjysmës së dytë të Shek. XVIII Greg (Grigori) Potjemkin ka hyrë në histori për shumë gjëra, si psh. themelimin e qyteteve të reja, fitoreve ushtarake të jashtëzakonshme, ngritjen e Flotës së Detit të Zi, numrin e madh të dashnoreve, por sidomos për shprehjen “Fshatrat Potjemkin”, që gjermanët i quajnë “Potemkinsche Dorfer”.

Carevna Katerina e Madhe, gjermane etnike dhe perandoreshë e plotfuqishme e Rusisë ndërmorri një udhëtim në jugun e Rusisë, që sapo i ishte aneksuar perandorisë. Gjatë lundrimit nëpër Lumin Dnjepër, në tokat, që qeveriseshin nga Princi Potjemkin, Carevna Katerina u habit nga fshatrat plot izba (shtëpi) të bukura e të reja, me muzhikë (katundarë) të shëndetshëm, të veshur me rroba të reja e të pastra, që përshëndesnin me gëzim e plot respekt Carevnën e madhërueshme. Faktikisht fshatrat nuk ishin vecse fasada ndërtesash, ndërsa muzhikët nuk ishin fshatarë, por qytetarë të shtresës së mesme veshur me rrobat më të mira të së djelës. Gjithë ky mashtrim kolosal ishte bërë me urdhër të Princit Potjemkin, që e sundonte jugun e Rusisë si mëkëmbës e ish dashnor i Carevnës gjermane, si komandant i përgjithshëm i kozakëve dhe si grand admiral i Flotës së Detit të Zi. Me një truk të tillë Potjemikini i tregoi Katerinës së Madhe se ai vërtet i meritonte favoret e saj për shkak si të fitoreve ushtarake ashut edhe të lulëzimit të Rusisë së jugut (Novorusias) së sapo aneksuar nga Perandoria Ruse e Carevnës Katerina. Mashtrimi kolosal i eci mbarë Princit Potjemkin të Rusisë.

“Princi” Edvin Potjemkin i Tiranës

Pak para se Kancelarja Merkel të kryente një blitz vizitë në Tiranë në qershor 2014, Edvin Potjemkini ynë me zulmë e bujë rikonstruktoi 5-6 kilometra autostradë nga Qafa e Kasharit deri te Kthesa e Kamzës. Me fonde të bollshme u hoqën ndricuesit dhe mbikalimet e mëparshme tërësisht funksionale dhe u zëvendësuan me ndricues e mbikalime më të bukura thjesht për t’i bërë përshtypje Kancelares Merkel, për t’i treguar se sa shumë ka përparuar Shqipëria nën udhëheqjen dhe sundimin e “Princit” Edvin Potjemkin. U mbollën edhe palma të blera me cmim super të shtrenjtë jo vetëm për t’i bërë përshtypje “Carevnës” gjermane, por edhe për t’i mbushur xhepin një italiani kollovar në gazetarinë shqiptare dhe në haurin e një dhije mallteze! Vetëm palmat u kushtuan shqiptarëve 60 milion lekë të reja. Për hir të palmave u zvogëlua, jo vetëm gjerësia e autostradës për turp të Zotit duke vështirësuar trafikun e rritur mundësinë për ndodhje aksidentesh, por u ngushtuan edhe kanalet kulluese (Sic!) Për hir të një engledisje estetike në 3 vitet e fundit në autostradën e palmave tashmë të thara kemi 2 përmbytje të jashtëzakonshme. Me siguri mbjellja e pishave me kosto 2,5 milion euro nga Lali Eri do t’i shndërrojë përmbytjet e tmerrshme në përmbytje apokaliptike!

Princi Potjemkin i Rusisë dhe Princi i Surrelit

Fshatrat e Potjemkinit rus thjesht mashtruan Carevnën Katerina, ndërsa palmat, ndricuesit dhe engledisjet estetike të Princit Potjemkin të Surrelit janë shndërruar në mallkim për banorët e bizneset e zonës të përkthyera në miliona USD dëme thuajse të përvitshme. Një zbavitje estetike dhe një akt propaganda mashtruese e Potjemkinit shqiptar po u kushton “muzhikëve” të periferisë së Tiranës si edhe “bojarëve” e “knjazëve” pronarë të bizneseve përgjatë autostradës shumë fish më tepër se c’u kushtoi ekujvalentëve të tyre rusë 2 shekuj e kusur më parë Lufta Ruso-Turke e viteve 1768-1774. Gjthsesi kafshët shqiptare ndryshe nga viti 1990 nuk janë zgjuar ende nga gjumi. Qëllimisht në shkrimin tonë kemi përdorur fjalën kafshë për shqiptarët pa e futur në thonjëza!
A ka zgjidhje?

Një zgjidhje legjitimiste është që pronarët e shtëpive dhe bizneseve të dëmtuara të hedhin në gjyq Princin Potjemkin të Tiranës. Me firmën e “Princit” të Surrelit si kryetar i KKT-së u bë hataja me rikonstruksionin e kësaj pjese të autostradës. Si shkaktar direkt me firmë e me vulë i kësaj hataje ai dhe vetëm ai duhet të përballet me padi penale dhe civile. Viktimat duhet ta bëjnë këtë padi pa u frikësuar se Potjemkini i Surrelit mund t’iu ndërsejë tatimet, apo policinë për fatura të OSHES-së, për ndërtim pa leje të ndonjë avllije, apo për mos pasje kutije të ndihmës së shpejtë në makinë. Të dëmtuarit duhet ta bëjnë vetë këtë punë, se po pritën Lulushin me eksperienca holandeze…. Shumë, shumë kunati i Lulushit mund ta shfrytëzojë një padi të tillë për t’i vënë ndonjë gjobë Potjemkinit të Surrelit, në këmbim të sabotimit të protestës popullore. Kjo është rruga legjitimiste. Ka edhe rrugë dhe mjete jo fort ortodokse, por t’ua këshillosh ato shqiptarëve dhjaksa e me gjak skllavi në deje është mundim i kotë.

Shqiptarët sot ndodhen para dilemës së vitit 1989. Njëra mundësi është të shpresojnë se sh. Ramiz (Potjemkini i Surrelit sot) do të mbajë një plenium të fortë të KQ dhe do përmirësohet furnizimi i miletit, sepse në tollonin e muajit të ardhshëm do shtohet një pulë hungareze apo së paku gjysëm kile sallam popullor. Mundësia tjetër është të ngrihen e ta dëbojnë Potjemkinin tonë ashtu sic e shkelmuan diktatorin Alia. Me një rebelim të tillë shqiptarët gjysëm kilen e sallamit të diktatorit Alia e zëvendësuan me ekonominë e tregut. Ky ndryshim madhor, ndonëse i marrë peng nga një grusht oligarkësh kryesisht të prodhuar artificialisht nga EYP-i e KOS-i (BIA), përsëri është shumë fish më i mirë për shqiptarët e ngratë sesa tolloni i komunizmit.

Opozita zyrtare, PD-ja sot mund të sjellë ndryshimin e madh, po aq sa në vitin 1990 mund të sillnin ndryshimin e madh “rripat e transmisionit” të quajtura BRPSH, BGSH apo BP. I mbetet detyrë kafshëve shqiptare, sic i quante Pranvera Hoxha në vitin 1990, që të ngrihen në këmbë dhe ta trajtojnë Potjemkinin e Surrelit dhe diplomatët e “Carevnës’ Ekaterina të shek. XXI, ashtu sic e meritojnë. Opsioni i dytë është që delet apo gomerët shqiptarë të hanë në rastin më fatlum nga një gjysëm kile sallam popullor në muaj se më shumë nuk meritojnë. Shkurt pazari ose të sulmojnë qiejtë (portat e Parajsës) ose sallamin nga pas si deri tani e në tullumb u qoftë!

GJERGJ TAHANSI

Aktualitet

Ja si e gjykon Arjan Çani “lojën” e Metës dhe Ramës me Greqinë  

Published

on

By

Tema e nxehtë e bisedimeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar ka qenë në qendër të diskutimit të emisionit “Studio e hapur”, ku midis të ftuarve ka qenë edhe moderatori Arjan Çani.

I prononcuar rreth qëndrimeve që po mbajnë presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, lidhur me këtë çështje të nxehtë, Çani ka dhenë vlerëismin e tij. Qëndrimi i Metës është akt opozitar, pasi ai ka qenë ish kryetar i LSI, ka thene Çani që tjetër gjykim ka dhenë për kryeministrin Edi Rama.

“Meta është president politik dhe personalisht nuk më shqetëson fakti nëse ka të drejtë Meta apo jo për qëndrimin e tij. Ne duhet t’i kujtojmë publikut se në çfarë rrethanash bëhen këto bisedime. Meta është në opozitë dhe ka qene ish kreu i LSI. Unë mendoj se qëndrimi i tij është një akt opozitar dhe me një bazë ligjore të justifikuar. Edi Rama po luan në mënyrë brilante. Ai ka hapur një dosje që nuk e kishte hapur as doktori. Meta duhet të rrinte duarkryq? Këta marrin vota me nacionalizmin e tyre dhe Meta është në të drejtën e vet ta bëjë këtë gjë”,  tha Çani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mjerimi shqiptar/ U hoqën ndihmën ekonomike se kishin tualet brenda shtëpisë

Published

on

By

Në emisionin e mbrëmjes së sotme të “360 gradë”, si temë diskutimi është mjerimi që ka pllakosur familjet shqiptare.

“Lufta për bukën: Ndihma ekonomike mashtrim apo nevojë”? Është ajo çfarë ka sjellë diskutime të ashpra midis të ftuarve, por edhe ka sjellë realitete të dhimbëshme. Kështu, krahas të tjerave, deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka thënë se nga ana e qeverisë njëzetë mijë familje janë hequr nga ndihma ekonomike dhe çka është më e keqja tetë mijë prej tyre janë vetëm me njërin prind.

Kam vizituar familje që ishin përjashtuar nga ndihma ekonomike pse kishin tualet brenda murit të shtëpisë. Ajo shtëpi ishte e tëra një tualet. Përveç 20 mijë familje që janë hequr nga ndihma ekonomike, janë 8 mijë familje që janë vetëm me njërin prind. Një mesazh nga një familje nga Peshkopia me 6 fëmijë thotë se nuk më ka mbetur rrugë tjetër vetëm se të vetëvritem. Të gjitha këta që përmenda nuk janë persona që duan të jetojnë me ndihmë ekonomike. Me 8 mijë lekë të reja duan të ushqehen, të paguajnë dritat, ujit. Kjo është për të marrë frymë. Të gjithë këta më shprehen se duan vende pune”, ka denoncur deputetja Pampuri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Amnesty International: Gazetarët të kërcënuar dhe dhunuar nga krimi i organizuar

Published

on

By

Organizata “Amnesty International” ka publikuar ditën e sotme raportin për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë, gjatë vitit që lamë pas, ku ndër të tjera ka pasqyruar situatën me të cilën përballet media në Shqipëri.

Raporti vjetor i AI, thotë për Shqipërinë se, “Rruga e Shqipërisë për anëtarësimin në BE u pengua nga përparimi i ngadalshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Duke vënë theksin tek liria e shprehjes, raporti thotë se, “Sulmet fizike kundër gazetarëve investigativ u kryen nga kriminelët e organizuar, ose pronarët e kompanive private.

Në mars, gazetari Elvi Fundo u godit në kryeqytet, Tiranë, nga agresorët që besohej se ishin të lidhur me krimin e organizuar.

Në qershor, pronari i një stacioni televiziv, Erven Hyseni u qëllua për vdekje në Vlorë, së bashku me një zyrtar qeveritar”. /CNA.al

“Amnesty International”: Kriminelët dhe grupet e organizuara dhunuan gazetarin Elvi Fundo

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet22:13 - 22 Shkurt, 2018

Ja si e gjykon Arjan Çani “lojën” e Metës dhe Ramës me Greqinë  

Tema e nxehtë e bisedimeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar ka qenë në qendër të diskutimit të...

Aktualitet21:54 - 22 Shkurt, 2018

Mjerimi shqiptar/ U hoqën ndihmën ekonomike se kishin tualet brenda shtëpisë

Në emisionin e mbrëmjes së sotme të “360 gradë”, si temë diskutimi është mjerimi që ka pllakosur familjet shqiptare. “Lufta...

Aktualitet21:12 - 22 Shkurt, 2018

Amnesty International: Gazetarët të kërcënuar dhe dhunuar nga krimi i organizuar

Organizata “Amnesty International” ka publikuar ditën e sotme raportin për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë, gjatë vitit...

Aktualitet18:34 - 22 Shkurt, 2018

Basha ka përgatitur listat e kandidatëve për kryebashkiakë

Lulzim Basha ka përgatitur listën e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme lokale. Deputetja e Partisë Demokratike, Grida...

Aktualitet18:31 - 22 Shkurt, 2018

Kush është “korrieri” mes Ramës dhe Bashës?

Lulzim Basha ka deklaruar publikisht, nën presionin e medias, se “nuk vazhdon marrëveshja e 17 Majit 2017” mes tij dhe...

Aktualitet18:13 - 22 Shkurt, 2018

Çuni i Fahriut, deputet i Lulit, zbulon projektin e Teatrit Kombëtar

Deputeti i “Listës Basha”, Klevis Balliu, si duket ka “zbuluar” projektin e Teatrit Kombëtar. Këtë ai e ka publikuar nëpërmjet...

Aktualitet13:16 - 22 Shkurt, 2018

Dy javë pa e dëgjuar Salianjin në parlament/ Pse fshihet deputeti?

Rreth 10 ditë më parë, deputeti demokrat Ervin Salianji është përfshirë në një video-skandal, i cili u publikua nga CNA.al,...

Aktualitet10:09 - 22 Shkurt, 2018

Puna dhe pushimi, sipas këndvështrimit të krishterë

Nga Miron Çako Puna dhe pushimi, pavarësisht se duken diametralisht të kundërta, ato kanë lidhje dhe plotësojnë njëra-tjetrën, sepse pa punë...

Aktualitet22:07 - 21 Shkurt, 2018

S’kanë të ndalur deputetët e “Listës Basha”/ Njihuni me gafën e radhës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme, Andi Permeti, ka sulmuar sërish “Listën Basha” duke marrë si...

Aktualitet21:03 - 21 Shkurt, 2018

Raporti i “Transparency International”/ Shqipëria ndër vëndet më të korruptuara të Europës

Organizata presticioze “Transparency International” ka publikuar raportin e saj të përvitshëm në qendër të të cilit është niveli i korrupsionit....

Aktualitet14:43 - 21 Shkurt, 2018

Myslym Pasha sulmon Metën/ Nuk e ke hallin për Paktin me Greqinë, por …

Vijon të jetë temë e nxehtë e debatit politik dhe jo vetëm çështja e bisedimeve me Greqinë. Koloneli Myslym Pasha...

Aktualitet23:13 - 20 Shkurt, 2018

Akuzat ndaj Adriatik Llallës/ Berisha: Nëse ka të dhëna, të nisë hetimi

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sonte në mbrëmje në emisionin “Studio e hapur”, se nëse ka të dhëna se ish-Kryeprokurori Adriatik...

Aktualitet22:34 - 20 Shkurt, 2018

Vettingu/ Drejtuesit e policisë që lejuan kanabizimin do amnistohen

Procesi i vettingut në Policinë e Shtetit mund të shfrytëzohet nga drejtuesit e saj të përzier me kanabizimin e vendit...

Aktualitet22:33 - 20 Shkurt, 2018

Autoritar?! Çfarë do ndryshonit në drejtimin e PD?/ Flet Berisha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se në drejtimin e PD-së nga ai ka pasur gabime, por që...

Aktualitet22:11 - 20 Shkurt, 2018

Zgjedhja në krye të PD-së/ Berisha: Nuk mora shumicën por…

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin, “Studio e hapu”, ka folur për zgjedhjen e tij në krye të Partisë...

Aktualitet20:50 - 20 Shkurt, 2018

Rama zbulon sekretin e veshjes me atlete në Trieste

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një bisede me Mustafa Nanon, në studion e emisionit “Provokacija” në televizionin ABC News,...

Aktualitet20:48 - 20 Shkurt, 2018

Ndryshimet drastike në veshje/ Rama: Duket sikur vizitoj dhomën e një të vdekuri…

Kryeministri Edi Rama, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Provokacia” në ABC News drejtuar nga Mustafa Nano, ka folur ndër...

Aktualitet20:34 - 20 Shkurt, 2018

Ç’mendon Merkel për veshjen me atlete?/ Rama: Më ka bërë kompliment shumë të bukur

Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos, u ndal edhe tek dalja me atlete...

Aktualitet18:39 - 20 Shkurt, 2018

Të shumëkërkuar nga policia/ Kapet një rus, një serb dhe një shqiptar nga Tetova

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tyre. Sipas të dhenave...

Aktualitet18:16 - 20 Shkurt, 2018

Heqja e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike/ PD kërkesë për mocion me debat me Edi Ramën

Partia Demokratike e Shqipërisë, ka bënë një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin e vendit Edi Rama. Burime nga...

Aktualitet17:48 - 20 Shkurt, 2018

Dylgjeri: Ne luftojmë me PPP-të, ju luftoni me KKK-të!

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi, ku ka shpërthyer një debat publik lidhur me...

Aktualitet17:33 - 20 Shkurt, 2018

FOTO/ Berisha takim kokë më kokë me Besnik Mustafajn dhe gazetarin Elez Biberaj

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka qenë i pranishëm në një organizim për nder të 27-vjetorit të rrëzimit të bustit...

Aktualitet15:05 - 20 Shkurt, 2018

Shpërthen Artan Fuga/ Bashkia e Tiranës më trajton si qen

Profesor Artan Fuga vijon të parashtrojë problemin e parkingjeve në Tiranë duke marrë si shembull atë që po ndodh poshtë...

Aktualitet19:51 - 19 Shkurt, 2018

Gazetari investigativ zbulon të përbashkëtën mes 22 shtatoreve

Gazetari i emisionit investigativ “Fiks Fare”, Fon Ilia, ka bërë një vëzhgim lidhur me 22 shtatore të personazheve historikë shqiptar,...

Aktualitet17:36 - 19 Shkurt, 2018

Gazetarja thirrje Prokurorisë: Tregoni për çfarë akuzohet ish-Kryeprokurori

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e ftuar në studion e televizionit News24, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Krimeve të...

Aktualitet11:00 - 19 Shkurt, 2018

Shqipëria thyen rekord: Ja për çfarë është në vend të parë në të gjithë botën

Si rrallëherë, Shqipëria është renditur e para në një klasifikim botëror, por lloji i klasifikimit nuk është domosdoshmërisht nga ata...

Aktualitet10:52 - 19 Shkurt, 2018

Video-skandali Salianji-G.D./ Ja çfarë po ndodh në PD

Publikimi i video-skandalit në CNA.al gati një javë më parë solli një uragan reagimesh nga qytetarë, por edhe tronditi selinë...

Aktualitet20:36 - 17 Shkurt, 2018

Berisha: Çdo pazar me Beogradin për territor të Kosovës, është një gjymtim i sovranitetit të saj

Ish-kryeministri Sali Berisha,  i cili ndodhet sot në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së saj, ka dhënë dhe...

Reklama
Reklama

Trending