Connect with Us

Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi/ Haradinaj e çon në Kuvend

Aktualitet

Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi/ Haradinaj e çon në Kuvend

Publikuar

-

Qeveria e Kosovës ka vendosur dërgimin në parlament të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, marrëveshje kjo që mban peng heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili shprehet se ka përfunduar puna rreth raportit që pritet të diskutohet në qeveri në fillim të javës së ardhshme në qeveri.

“Pritjet janë që bashkë me raportin e Komisionit, Qeveria ta procedojë edhe projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e kufirit në parlament, në mënyrë që ky institucion të marrë vendim, nëse do ta ratifikojë apo anulojë këtë marrëveshje. Gjetjet e raportit, pra ia dërgojmë parlamentit. Sa na përket neve si qeveri, pas njohjes së materialit, nuk na mbetet shumë punë apo punë tjetër, pos ta procedojmë në parlament”, – tha kryeministri Haradinaj, raporton rel.

Komisioni i vlerësimit të kësaj marrëveshje u ngrit me kërkesë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili vijon të jetë një nga kritikët më në zë të kësaj marrëveshjeje. Kjo marrëveshje është ratifikuar nga Mali i Zi por jo nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Kosova: Projektet e Bashkisë nuk do cënojnë më pronarët

Marrëveshja ndërkaq nuk është ratifikuar nga Kosova për shkak të mospajtimeve që çuan edhe në skena të dhunshme në parlament dhe jashtë tij. Kundërshtarët e marrëveshjes pohojnë se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi operacionin e ditës së sotme në zyrat e Kadastrës së Tiranës.

Sipas informacioneve të policisë operacioni i koduar “Ndërmjetësi” ka çuar në pranga 3 shtetas ndërsa për 3 shtetas të tjerë është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Deklarata e Policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit  Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, pas një punë intensive disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Ndërmjetësi”.

Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi  i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

LEXO EDHE:  Kosova kërkon asistencë intelektuale nga disapora

LEXO EDHE:  DW: Kosova 10 vjet e pavarur, jo shumё pёr tё festuar

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqesore” ndaj personave  nën hetim:

B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;

G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues  “Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim:

Panol At-Nikolla, 39 vjeç,  banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policine gjyqesore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Materialet proçeduriale i‘u kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar, për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës/ Zbardhen emrat, kush janë tre të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës/ Zbardhen emrat, kush janë tre të arrestuarit

Janë zardhur emrat e të arrestuarve në Kadastrën rajonale Tiranë gjatë operacionit të SPAK.

Mësohet se zyrtarët Neritan Balbusha, Admir Buri dhe Gazmend Dija janë lënë në arrest në burg lidhur me akuzën e korrupsionit.

Ndërsa Panol Nikolla i cili është shoqëruar është pezulluar nga detyra. Për këtë të fundit nuk është prerë fletë arresti.

LEXO EDHE:  Miratimi i Demarkacionit/Ambasadori i SHBA: Lajm i mrekullueshëm!

LEXO EDHE:  15 raste të reja me Covid-19 në Durrës/ Mes tyre edhe një turist

Arrestimet vijnë pas një hetimi disa mujor nga SPAK për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e pronave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit/ Partia në pushtet kontroll mbi administratën

Publikuar

-

Nga

OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit/ Partia në pushtet kontroll mbi administratën

OSBE ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit, ku theksohet se procesi në ditën e zgjedhjeve ishte i qetë.

Gjithashtu në raportin e final të publikuar nga OSBE nënvizohet se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatë, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore.

Raporti nënvizon edhe përdorimin e administratës publike nga ana e partisë në pushtet dhe burimeve administrative.

“Në zgjedhjet e 25 Prillit, votuesit mund të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët ishin në gjendje të bënin fushatë të lirë, në një kornizë ligjore e cila respekton liritë themelore. Partia në pushtet nxori avantazh të rëndësishëm përmes kontrollit të administratave lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative.

Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike u përhapën gjatë fushatës dhe një numër i lartë hetimesh u hapën në këtë drejtim. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë”

Në raport ceket edhe statusi i kandidatëve të pavarur. OSBE thekson se ata nuk ishin të barabartë me kandidatët e partive, pikë kjo që bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

“Zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në qershor 2020, e cila u pasua nga reforma zgjedhore. Zgjedhjet u zhvilluan në sfondin e vazhdimit të bisedimeve  për hapjen e negociatave me BE.

Ndryshimet në korrik 2020 në Kodin Zgjedhor u bazuan në një konsensus të gjerë politik dhe dolën nga një proces konsultativ gjithëpërfshirës, ​​ndryshime të mëtejshme kushtetuese dhe zgjedhore të miratuara në Tetor 2020.

140 anëtarët e parlamentit u zgjodhën për një mandat katër-vjeçar përmes një sistemi të modifikuar së fundmi proporcional. Sistemi lejonte kandidatë të pavarur, por nuk u garanton barazi në proces, mundësi krahasuar me kandidatët e partive, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe OSBE-në”, thuhet në raport.

Në fund të vëzhgimit, OSBE ka përcjellë disa rekomandime me qëllim përmirësimin e procesit zgjedhor në të ardhmen. Ajo thekson se kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm përmes një procesi gjithëpërfshirës, i cili duhet të miratohet para zgjedhjeve të ardhshme.

LEXO EDHE:  Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë/ Majko i “tregon vendin” Gjuriç-it

LEXO EDHE:  Reagon DASH/ Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme

Kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për të adresuar në ODIHR dhe Komisionin e Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet të paraprihen nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit dhe të miratohet para zgjedhjeve të arshshme.

Shteti duhet të garantojë të drejtën për një votë të lirë dhe të fshehtë. Çdo formë presioni për t’u zbuluar nëse dhe si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen.

Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova për çdo blerje votash ose presion.

Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat janë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e garuesve  zme synimin për të kufizuar përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga partia në lajme.

Sistemi Zgjedhor

Për të respektuar parimin e mundësive të barabarta, pragu mbarëkombëtar i 1 për qind kandidatët e pavarur duhet të rishikohet.

Kuadri Ligjor

Për të garantuar sigurinë ligjore dhe administrimin efektiv të zgjedhjeve, rregullorja duhet të jetë në përputhje me legjislacionin primar dhe të miratohet në kohën e duhur.

Administrata Zgjedhore

Për të forcuar transparencën dhe për të shmangur çdo vonesë në administrimin e zgjedhjeve, KQZ-ja duhet të publikojë një kalendar zgjedhor gjithëpërfshirës me afatet përkatëse, përfshirë miratimin e akteve nënligjore, për trajnime dhe detyra logjistike.

 

LEXO TE PLOTE