LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtori i policisë justifikohet për mospërgjigjien ndaj qytetarëve/ Fluks telefonatash, kërkojmë mirëkuptim

1 Dhjetor 2017, 16:33, Aktualitet CNA

I ftuar në studion e lajme në News24, drejtori i drejtorisë vendore të policisë Tiranë, Ardi Veliu, në komentimin që i ka bërë situatës aktuale të vendit, ka pohuar se aksi më problematik për ditën e djeshme ishte aksi Tiranë-Vorë dhe për këtë arsye u dha urdhri që drejtuesit e mjeteve për të hyrë në Tiranë, duhej të kalonin nga Ndroqi, si dhe ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për numrat e zënë të emergjencave.

Më tej Veliu ka theksuar se në këtë gjendje të vështirë të vendit, detyra parësore e policisë dhe emergjencave civile, është sigurimi i jetës së qytetarëve, për të shmangur aksidentet.

?Jemi përpjekur të mirë menaxhojmë situatën. Kërkojmë mirkuptimin e atyre që numri i ka dalë i zënë, pasi ka pasur fluks telefonatash?, ka thënë Veliu. /CityNews

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga