LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama-Bashës: Nëse ka vdekur marrëveshja, Klement Zguri është dëshmori i parë

30 Nëntor 2017, 18:55, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, janë përfshi në një sërë replikash dhe shkak është bërë kreu i KQZ-së, Klement Zguri. Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga shkarkimi i Zgurit dhe i ka kërkuar opozitës dialog për të zgjidhur ngërçin e krijuar.

Nga ana e tij, Basha u shpreh se marrëveshja e 18 majit me Ramën ka vdekur, e kjo ka bërë kryeministrin që t’i kujtojë se Klement Zguri u bë kryetar i KQZ-së, nga kjo marrëveshje, dhe se nëse ajo ka vdekur atëherë “dëshmori” i parë është Klement Zguri.

Pas këtij diskutimi është kërkuar mbyllja e seancës për shkak të gjendjes së krijuar nga shirat në vend, vendim i mirëpritur. Ruçi lajmëroi për seancën e radhës më datë 4 dhjetor në orën 17:00.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për dhunën ndaj gruas. /CityNews

Lajmet e fundit nga