LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabiti me thikë supermarketin/ Arrestohet autori, ja çfarë ju gjet në banesë

30 Nëntor 2017, 08:52, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e autorit që grabiti katër ditë më parë nën kërcënimin e thikës një supermarket në Vlorë.

Policia bën të ditur se I arrestuari është shtetasi P.M, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu policia bën të ditur se gjatë kontrollit në banesë të riut i janë sekuestruar 3 thika, kasa e vjedhur maskat e veshjet që autori ka përdorur për grabitjen, 5.74 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 2 fidanë Cannabis Sativa të kultivuara në vazo lulesh, dhe  fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasit P.M, për veprime të mëtejshme./ CityNews

Lajmet e fundit nga