Connect with Us

Aksident te Rruga e Elbasanit/ Dy automjete përfundojnë brenda një dyqani

Aktualitet

Aksident te Rruga e Elbasanit/ Dy automjete përfundojnë brenda një dyqani

Publikuar

-

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur tek rruga e Elbasanit në kryeqytet, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, automjetet kanë përfunduar në një biznes aty pranë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për kthimin e qarkullimit të automjeteve në normalitet. Ende nuk ka të dhëna për të lënduar nga ky aksident./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha tregon vendin/ Ja ku do të arratiset Rama më 26 prill

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për zgjedhjet e 25 prillit dhe po hidhte akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha në Vizion Plus se Rama do të arratiset nga Shqipëria më 26 prill dhe sipas tij, do të shkojë në Beograd për azil politik.

Nga ana tjetër, ai pretendon se Turqia nuk do t’ja pranojë azilin politik kreut të qeverisë për shkak se nuk do të acarojë marrëdhëniet me Shqipërinë.

Rama më 26 prill do t’ja mbathë për një kohë të gjatë në Beograd dhe pastaj do të përpiqet të marrë partinë, nëse nuk ja marrin këta të tjerët. Edi Rama ka probleme madhore karakteriale. Edi Rama në këtë fushatë paraqitet si një njeri që nuk ka të shkuar sepse nuk ka realizuar asgjë në tetë vite, një njeri që nuk ka të sotme se nuk ka një program, një njeri që nuk ka të ardhme se programi është ai që garanton zbatimin. Zoti Rama, për mua, është në prag të përfundimit të karrierës së tij politike dhe më së shumti, do të bëjë një arrati në Beograd për azil politik.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Aksidentohet për vdekje minatori

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Itali/ Shqiptari përplaset për vdekje nga makina

Në Beograd sepse Turqia nuk do të marrë përsipër të acarojë marrëdhëniet me Shqipërinë, duke i dhënë azil politik atij. Aktet e fundit po të marrim, meritojnë secila dosje 30-40 vjet dënim. Si mund të nxirren të dhënat e shqiptarëve në kasafortat e mafiozëve të PS? Si mund të gjobitet vendi yt për Becchetin? Nuk ka drejtësi që mund të mbrojë Edi Ramën për këto krime. Nuk janë të gjithë si ata që ka emëruar Edi Rama. Nuk ka drejtësi që mbron njeriun kur nxjerr të dhënat private të shqiptarëve. SPAK është në krye. Kryetari i SPAK ishte brenda listave të tyre. Edi Rama për të zezat e tij mund të krahasohet ose vjen pas Enver Hoxhës”, theksoi ish-kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Djegia e mandateve nga opozita/ Justifikohet Berisha: Rama nuk na donte në parlament

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në lidhje me djegien e mandateve të opozitës dhe sipas tij Edi Rama mezi e priste këtë gjë.

Më tej, ai shprehet se opozitën e largoi Rama sepse dëshironte një parlament pa opozitë dhe sipas tij, qeveria duhet të kishte një ndërhyrje për të bërë opozitën që ta rishikonte vendimin.

“Mandatet e opozitës i dogjën Edi Rama dhe Gramoz Ruçi që ekzekutuan në thyerje të çdo ligji, një vendim politik të opozitës. Kjo është arsyeja pse opozita nuk pësoi asnjë lloj izolimi. Partnerët tanë e panë të qartë se Edi Rama mezi priti që të digjeshin mandatet e opozitës. Përndryshe do të kishte një ndërhyrje të paparë ndaj opozitës, që të rishqyrtonte vendimin.

 Nuk mbështetej kurrë një akt i tillë nëse atë nuk do të ekzekutonte me një shpejtësi të rrufeshme, shumica parlamentare. Opozita e kishte 100% seriozisht. Por kjo është njëra anë. Kurse nëse ana tjetër do të ndiqte procedurën që kërkon 1 muaj kohë për t’u finalizuar, atëherë opozita fajësohej botërisht për aktin. Edi Rama ishte i etur që të mos kishte opozitën në Parlament.

Mbledhja ishte e grupit parlamentar. Aty deklarova që ky vendim mund të ketë këto dy anë. Unë jam njeri i betimeve dhe nuk lëvizja dot. Opozitën e përzuri Edi Rama. Ai donte parlamentin pa opozitë.”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha do na ndihmojë të marrim 20 mandate në Tiranë”/ Bushati tregon synimin e PS

Publikuar

-

Nga

“Basha do na ndihmojë të marrim 20 mandate në Tiranë”/ Bushati tregon synimin e PS

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati u shpreh se PS ka qenë gjithmonë forcë e parë në Tiranë dhe me ndihmën e Lulzim Bashës do të merren 20 mandate.

Në një intervistë, Bushati theksoi se proceset jodemokratike brenda PD ka sjellë që kjo parti të braktiset nga të vetët dhe të bashkohen me PS.

PS ka qenë gjithmonë forcë e parë në Tiranë. Tirana është 1/3 e popullsisë në vend dhe ne si parti jemi një forcë progresiste. Ne kemi marrë 18 mandate në zgjedhjet e kaluara, kemi si target 19 mandate, por me ndihmën e z. Basha do të marrim 20 mandate.

Proceset jodemokratike brenda PD-së bënë që do ta braktisin të vetët. Procedura që kemi bërë ne dhe lista jonë ka kaluar një sërë procedurash. Ka shumë kandidatë nga deputeti që duam. Ndërsa në Tiranë, lista e PD-së është identike me vitin 2017”, tha Bushati./CNA.al

LEXO TE PLOTE