LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj kapet duke vjedhur qytetarët e Tiranës

29 Nëntor 2017, 17:42, Aktualitet CNA

Të hënën, të martën dhe sot të mërkurën, Policia Bashkiake ka vënë gjoba kudo nëpër kryeqytet, për parkimet. Në këto tre ditë qytetarët janë mbytur me gjoba ndonëse janë ditë festash dhe pushim zyrtar.

Në vendimet e saj të dy viteve më parë me numër 48 dhe 49, Bashkia e përcakton se të shtunë dhe të dielë, parkimi është falas, pra një vendim i ndërtuar në bazë të logjikës së ditëve të pushimit. Por edhe pse e hëna u bë ditë pushimi me vendim qeverie, e marta dhe e mërkura festat e nëntorit, pra ditë pushimi, Veliaj nuk i njeh dhe nëpërmjet gjobave vjedh xhepat e qytetarëve të Tiranës.

Në zonën e ish-Bllokut, rrugën Myslim Shyri, apo edhe në zona të tjera, megjithëse ka qenë ditë pushimi, makinat janë gjetur nga pronarët e tyre të “zbukuruara” me fletushkat rozë të “Lali Erit”. Dhjetëra, qindra e mijëra qytetarë janë përballur me punonjësit e Bashkisë.

Këto gjoba janë një vjedhje e radhës e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe administratës së tij, që sot kanë mbytur në gjoba banorët e Tiranës. Ndoshta është fundviti dhe arka është bosh. Vjedhja e xhepave nëpërmjet gjobave është zgjidhja për të mbushur arkën e Bashkisë.

Një mënyrë e “Lali Erit” për të vjedhur me “stil” qytetarët. /CityNews

Skandali/ Policia Bashkiake mbyt në gjoba qytetarët në ditët e festave

Lajmet e fundit nga