LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthim në PS?/ Ja si përgjigjet Mimoza Hafizi

29 Nëntor 2017, 14:12, Aktualitet CNA

Në një intervistë për ?DITA?, ish-numri dy i LIBRA-s, Mimoza Hafizi i jep një përgjigje zërave që flasin për një rikthim të mundshëm të saj tek PS.

Hafizi u shpreh se ?Sigurisht që nuk ka asnjë arsye, as politike e as morale, që unë të kthehem te Rilindja.?, duke shuar kështu zërat për një rikthim të mundshëm të saj në PS.

Ndër të tjera, Hafizi deklaroi se largimi nga PS, u bë për shkak të problemeve të rënda të funksionimit të brendshëm, mosrespektimit të normave të bashkëjetesës, por kryesisht të devijimit nga programi i saj dhe qeverisjes së keqe, ku kjo parti kishte mazhorancën.

?Kanabizimi i vendit, importi i plehrave, koncesionet e paprincipta, goditja e arsimit publik, mbrojtja e trafikantëve dhe e interesave të oligarkisë nuk linin më asnjë vend për praninë dhe angazhimin tim në këtë politikë.?- deklaroi Hafizi./ CityNews

Lajmet e fundit nga