LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëndrimi i grupit të PD -së/16 amendamente për të kundërshtuar buxhetin

29 Nëntor 2017, 11:27, Aktualitet CNA

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentarë, kreu i PD ?së, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për media ku ka zbardhur qëndrimin që do të mbajë ditën e nesërme  në Kuvend, Opozita.

Basha ka rikonfirmuar atë çfarë ka thënë më herët se do ta kundërshtojnë buxhetin që do të paraqesë nesër Qeveria në Kuvend.

Kjo për arsye se bëhet fjalë për një buxhet mafioz, që rrënon dhe varfëron qytetarët.

?Nesër Edi Rama ka në mendje që të finalizojë nen për nen buxhetin e pastrimit të parve të pistave, buxhetin e varfërisë dhe rrënimit të shëndetësisë përmes konçensioneve si dhe të ndotjes së Shqipërisë. Qëndrimi  i PD ?së ka qenë dhe mbetet i vendosur kundër këtij buxheti dhe është dhe duhet të jetë akti i fundit i kësaj Qeverie?, ka deklaruar Basha, duke shtuar se gjatë seancës së nesërme PD -ja do të propozojë 16 amendamente për buxhetin e vitit 2018, me qëllim për tu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë./CityNews

Lajmet e fundit nga