LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me amerikanët ç’pate Lul

29 Nëntor 2017, 19:22, Aktualitet CNA

Nga ARTUR  AJAZI

Në çdo vend tjetër europianolindor, (postkomunist) do të ishte e paprecedentë që një lider opozite, që një kryetar partie të djathtë dhe opozitare, e cila ka humbur jo vetëm pushtetin por ka humbur thellë  edhe zgjedhjet e rradhës, jo vetëm të mos u bindej me dialog, por edhe ti sulmonte hapur amerikanët, madje zyrtarë të veçantë  të DASH.  Kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri, dhe po ndodh vetëm me Partinë Demokratike e drejtuar nga zoti Basha.

Opozita e pas 25 qershorit 2017 në Shqipëri, politikisht dhe konceptualisht, duket sikur nuk ka lidhje fare me të bërit opozitë nga një parti e djathtë, e përgjegjshme, që ka ide dhe programe të qarta mbi misionin  aq të rëndësishëm që ka. Diagonalet  dhe spërdredhjet e qëndrimeve dhe deklaratave  zyrtare, publike dhe  politike, si dhe letrat e dërguara kryesisht Departamentit Amerikan të Shtetit, duke kontestuar vërejtjet dhe qëndrimet e zyrtarëve më të lartë të tyre, tregojnë mentalitet  thellësisht majtist të lidershipit  të Partisë Demokratike. Kjo duket tek  letrat e shpeshta muajt e fundit  drejtuar zyrtarëve të lartë amerikanë, me mesazhe që jo vetëm nxijnë vizionin dhe arritjet e Shqipërisë, të cilat duket se janë vetëm një pjesë e abdurdeve ku ka arritur  e djathta parti  që përfaqëson sot opozitën apo dhe ?frontin opozitar?.

Mjafton të kujtojmë se përmes firmës  lobuese ?Barnes & Thornburg LLP?,  kreu demokrat, ka kërkuar  një takim zyrtar në DASH, për të informuar amerikanët se ?Shqipëria ëshë kapur nga krimi dhe droga?, dhe duke mos u mjaftuar me kaq, ai pa asnjë shkak ka përfolur  Zv/ Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Politike zotin Thomas Shannon, duke e  shigjetuar  atë se ?ai ndihmoi  në rizgjedhjen e Ramës si Kryeministër, duke dhënë miratimin që zgjedhjet e 25 qershorit të realizoheshin?. Ky veprim nuk është as politikisht dhe as shtetarisht i matur, aq më tepër  i një lideri që aspiron  të ngjitet në majat e pushtetit si një parti e djathtë.

Mjafton të kujtojmë se zoti Basha në letrën e tij, ka përdorur fjalët e zotit  Thomas Shannon në një takim me zotin Bushati sipas të cilit ?është e rëndësishme që të gjitha partitë politike shqipare të marrin pjesë në zgjedhjet elektorale të 2017?. Kaq do ti mjaftonte Lulit, për tu  shprehur se ?deklarata e tij ( pra e zotit Shannon)  ishte qartësisht e njëanshme pasi nuk ka marrë në konsideratë faktin që zgjedhjet mund të manipuloheshin nga Rama?. Ndërkohë letra e Lulit (kërkesa) nuk mori kurrë një përgjigje amerikane, dhe kjo sipas firmës lobuese ?Barnes? e cila i referohej  Departamentit  të Drejtësisë Amerikane , ndërkohë që  gjysma e zyrtarëve të zotit Trump,  refuzojnë  ta takojnë zotin Basha. (?)

Kjo ndoshta ka ndodhur për shumë arsye objektive, që lidhen kryesisht me letrën e nxituar të  kreut demokrat  i cili theksonte se ?zv/ sekretari Tom Shanon ndimoi efektivisht përpjekjen e Ramës për tu rizgjedhur?, duke vazhduar pohimin e tij se  ?zgjedhjet  duhet të shkonin përpara  siç ishin planifikuar, pa përmendur vështirësitë e manipulimit  të  tyre ?. Por ndërkohë nga Saranda  ku kishte nisur përpjekjet e tij për të takuar dhe ?sqaruar? bazën e partisë  kreu demokrat  do të deklaronte dhe sqaronte se ?unë e firmosa marrëveshjen e 18 majit  me Ramën pas refuzimit  të  tre delegacioneve  evropiane, ndërsa përfaqësuesit e SHBA më paralajmëruan duke më thënë, ose hyr në zgjedhje, ose ne do të njohim legjitimitetin e zgjedhjeve edhe nëse PS do të hyrë e vetme. Në këto kushte vendosa të hyj në garë duke marrë edhe gjysmën e qeverisë, pasi nëse nuk do hyja në garë, demokracia në vendin tonë do ishte në rrezik?.

Deklaratat e kreut të PD për amerikanët, europianët, për bazën e partisë dhe gjithçka lidhet me përpjekjet e tij për ta legjitimuar postin  e ri dhe humbjen e 25 qershorit, janë sa kontradiktore aq edhe të nxituara, duke treguar papjekuri dhe çorientim politik. Po mirë me Ramën e dimë se e ke ?seriozisht? luftën opozitare, mirë se edhe me kundërshtarët e tu brënda partisë nuk lëkundesh nga instikami, por me amerikanët  çfarë ke zoti Basha, pse kaq nxitim për ti shpallur ?luftë? një vendi të madh mik, që ka qenë dhe do të mbetet  gjithmonë në krahun e Shqipërisë, në përpjekjet e saj për tu integruar si e barabartë  mes vendeve euroatlantike drejt  një demokracie të qëndrueshme.

Departamenti  Amerikan i Shtetit nuk është as me Ramën dhe as me Bashën, as i majtë dhe as i djathtë, por është një institucion  demokratik me integritet absolut, që nuk mund të përkrahë  dhe tolerojë cilindo që tenton dhe kërkon të dalë jashtë kontureve dhe rregullave të një gare të ndershme politike. Dhe këtu padyshim nuk bën përjashtim as Shqipëria, tek e cila ata shohin një vend me të ardhme të sigurtë, e cila do të realizohet vetëm përmes një shteti ligjor me institucione drejtësie të pavarura politikisht, dhe jo përmes gjuhës së urrejtjes klasore, që përdorin ende politikanë të veçantë duke të kujtuar hijet e së kaluarës.

Lajmet e fundit nga