LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greqia konfirmon mbështetjen e Shqipërisë, në rrugën drejt BE-së

29 Nëntor 2017, 09:50, Aktualitet CNA

Deputeti Tritan Shehu konfirmoi në Athinë dëshirën dhe vullnetin e Partisë Demokratike për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. 

Këtë qëndrim zoti Shehu e mbajti gjatë vizitës së punës në Athinë, ku pati takime intensive me personalitete të politikës greke, Zv/ministrin e Jashtëm, Amanatidis, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm dhe të Sigurisë së Parlamentit, Duozinas, me nënkryetarin e Nea Demokratia, Georgiadis, me Shefin e Marrëdhënieve me Jashtë të Nea Demokratia, Koumoutsakus etj.

Në të gjitha takimet u shpreh vullneti i forcimit të marrëdhënieve, aktualisht në një pikë negative të tyre.

Gjatë takimeve u diskutua për bashkëpunimin me partinë simotër në interes të përbashkët partiak dhe të vendeve tona.

Gjithashtu u konfirmua mbështetja e Greqisë në rrugën tonë të integrimit europian dhe u diskutua me shqetësim për gjendjen në Shqipëri, e lidhur kjo kryesisht me drogën e krimin.

Gjatë qëndrimit në Athinë, zoti Shehu festoi 105 vjetorin e Ditës së Pavarësisë me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi. /CityNews

Lajmet e fundit nga