LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Financial Times: Rreziku i kolapsit, Bitcoin i afrohet 10 mijë dollarëve

29 Nëntor 2017, 15:11, Aktualitet CNA

Disa nga platformat më të mëdha të tregut kanë vendosur kufizime në veprime pas rritjes me 850% të çmimit në më pak se një vit?

Këtë të hënë, monedha virtuale Bitcoin kapi një rekord të ri, duke iu afruar pragut simbolik të 10 mijë dollarëve. Tregjet tradicionale kanë shfaqur shqetësim me volumin dhe paqëndrueshmërinë e kriptomonedhës.

Vlera e Bitcoin u rrit me më shumë se 850 për qind nga niveli i 1000 dollarëve që ishte në fillim të vitit në 9,747 dollarë këtë të hënë, një ngjitje që fsheh një rënie dramatike më të ardhmen, shkruan Financial Times.

IG Group, platforma më e madhe botërore e tregtimit online, tha për Financial Times se ka pezulluar disa prej derivativëve të Bitcoin këtë të hënë pasi kërkesa tepër e lartë për produkte e vendosi kompaninë përballë një rrezilku të madh.

Të tjera tregje online, përfshirë dhe Plus500, kanë rritur tarifat që iu ngarkojnë për të mbajtur një pozicion të hapur në investimin në bitcoin, me disa kërkesa që përllogariten deri në 176 për qind të tregtimit në harkun e një viti.

Çmimi është nxitur prej vendimit më të fundit të CME Group, operatorit më të madh botëror për këmbimit bazuar në vlerën e tregut, për të prezantuar kontrata Future në fund të vitit si përgjigje ndaj kërkesës e disa prej përdoruesve më të mëdhenj. Kjo lëvizje nga tregjet tradicionale ka ndihmuar që të rritet besueshmëria në sytë e tregtuesve, thonë analistët, duke qenë se ka pasur fluks pjesmarrje të fondeve gardh dhe të institucioneve të tjera në tregun e kriptomonedhave.

Rritja e fundit gjithashtu është nxitur prej platformave elektronike të cilat kan hyrë në treg, si dhe me rritjen e Ofertave Fillestare në Monedha (ICO), e cila kërkon që kriptomonedha të mbahet për investim.

Si do që të jetë rritja e shpejtë dhe paqendrueshmëria ka ngritur shqetësim tek rregullatorët dhe disa nga pjesëmarrësit se një treg i pamaturuar vendos në rrezik pjesëmarrësit me kuota të ulëta ashtu edhe kompanitë të cilat po përpiqen të ecin me trendin.

Ndryshe nga monedhat tradicionale, bitcoin shmang çdo lloj banke qendrore, që do të thotë se investitorët të cilët e blejnë nuk iu ofrohet asnjë mbrojtje konsumatorë. Disa nga rregullatirët paralajmërojnë investitorët se rrezikojnë të përballen me humbje të mëdha.

IG Group i listuar në Londër, i cili ka një treg prej 2.5 miliardë paund, ka lejuar investitorët me shuma të vogla të tregtojnë kriptomonedha që nga 2013.

Nëse çmimet vazhdojnë të rriten kështu, pozicionet e gjata për këto llojë produktesh do të jenë të pavlefshme, shtoi Peter Hetherington, Drejtori Ekzekutiv i IG Group.

Sa më shumë kriptomonedha ka një investitor aq më i lartë është rreziku, tha Javier Paz, një analist në Aite Group. Ai shtoi se është një rrezik shumë i lartë i sulmeve kibernetike të platformave, por edhe të shkëmbimeve të parregulluara që veprojnë si palë të kundërta. /Monitor.al

Lajmet e fundit nga