LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Rruga e Rinasit e mbuluar nga terri (video)

28 Nëntor 2017, 17:19, Aktualitet CNA

Në ditën kur Shqipëria feston 105 vjetorin e pavarësisë, rruga e Rinasit jap një panoramë të shëmtuar në sy të delegacioneve të huaja të mbërritura në Shqipëri.

Edhe pse tenderi 17 milionë eurosh i Bankës Botërore për mirëmbajtjen e kësaj rruge parashikon gjithçka, përfshi edhe vendosjen e shtyllave atje ku nuk ka, sërish rruga e Rinasit vuan nga mungesa e ndriçimit.

Në videon e mëposhtme të realizuar rreth orësh 17:30 (sot më 28 nëntor), errësira ka mbuluar këtë rrugë kryesore, duke u bërë shpesh edhe burim aksidentesh.

E njëjta situatë është prsëritur herë pas here jo vetëm në këtë aks, por edhe përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Organet kompetente dhe kompanitë e mirëmbajtjes shpesh janë justifikuar duke thënë se vidhet kabulli. Por ajo që ndodh në rrugën e Rinasit është e pajustifikueshme, pasi dritat herë ndizen ose mbahen të mbyllura me justifikime. Për sot të presim gënjeshtrën e radhës. Rruga vazhdon në terr.

Problematikës së tharjes së palmave të aksit Rinas-Tiranë, projekt i cili u ka kushtuar  dhjetëra milionë euro shqiptarëve, tashmë i shtohet edhe errësira e rrugës dhe papërgjegjshmëria e institucioneve përgjegjëse dhe kompanive kontraktore./CityNews

Lajmet e fundit nga