LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni antiterror prangos nëntë turq në Athinë

28 Nëntor 2017, 17:57, Aktualitet CNA

Nëntë shtetas turq u arrestuan të martën në një operacion anti-terrorist në Athinë, nën dyshimet se u përkasin organizatave të majta ekstremiste. Sipas ?Bota Sot?, arrestimet u bënë vetëm dhjetë ditë para vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Greqi.

Policia greke tha se tetë burrat dhe një grua janë arrestuar pas bastisjeve në tre apartamente, pranë qendrës së kryeqytetit grek.Për shumë dekada, pjesëtarët e organizatave kurde kanë ikur në Greqi ? vendin që ka marrëdhënie delikate me Turqinë fqinje, për shkak të pretendimeve territoriale.

Turqia po ashtu është e pakënaqur që Greqia u ka ofruar strehim të dyshuarve të kërkuar për përpjekjen për grushtshtet kundër Qeverisë turke, në korrik të vitit të kaluar. Megjithatë, dy vendet janë duke bashkëpunuar në krizën me migrantë.

Erdogan do të vizitojë Greqinë më 7 dhe 8 dhjetor. Kjo do të jetë vizita e parë në Greqi e një kreu të shtetit turk në 65 vjet.

Lajmet e fundit nga