LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i Ramës: Në çdo operacion antidrogë në Europë kapen shqiptarë

28 Nëntor 2017, 07:59, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani deklaron se në çdo operacion policor antidrogë në Europë kapen shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ylli Manjani shkruan se ?Kjo është damka më e rëndë që kemi marrë në këto vite?.

Sipas Manjanit, edhe te droga nga Afrika e Jugut që u kap në Europë, ishin 3 prej nesh.

Madje denoncimi I tij shkon edhe më tej, ndërsa thekson se sipas raporteve tashmë shqiptarët nuk janë vetëm kultivues, por edhe përdorues të drogës.

Postimi i plotë:

Jo vetëm syri edhe nami!

Në çdo operacion policor anti-drogë në Europë kapen Shqiptarë!

Edhe te droga nga Afrika e Jugut që u kap në Europë, ishin 3 prej nesh!

Kjo është damka më e rëndë që kemi marrë në këto vite!

Zaten kur shtetin e drejton qeveria e drogës, shtetasit e saj kudo gjenden merren me drogë!

Hashash e drogë gjithandej! Tashmë jemi edhe përdorues të saj! E përdorim më shumë se kushdo tjetër në Europë- thonë raportet!

Kjo është pavarësia më e përgjumur që kemi përkujtuar ndonjëherë…/ CityNews

Lajmet e fundit nga